Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Qyteti i Shkupit: VMRO-DPMNE fabrikon afera joekzistuese

Shkup, 18 prill, Zhurnal.mk – Paaftësia  të përgjigjet në aprovimin ditor dhe përshëndetjen nga ana e qytetarëve  në projektet e Qytetit të Shkupit, të realizuara  vetëm për tre vjet. VMRO-DPMNE fabrikon afera joekzistuese, citohet në reagimin e sotëm të Qytetit të Shkupit në konferencën për shtyp të partisë opozitare.

“VMRO-DPMNE 30 vjet ka folur për vendosje të tramvajit në Shkup,  po kjo asnjëherë nuk ndodhi. Për dallim nga premtimet e tilla të rrejshme, Qyteti i Shkupit këtë vit e filloi vendosjen e  BRT sistemit  të transportit të shpejtë me autobusë. VMRO-DPMNE është e paaftë të përgjigjet  pse në kohën e kryetarëve të komunave të tyre nuk janë ndërtuar dhe rikonstruar më pak rrugë dhe bulevarde se sa në tre vitet e fundit”, thekson Qyteti i Shkupit.

“Duke mos mundur t’i pranojnë faktet ku për herë të parë u pastrua keji i Vardarit, stacioni i ri për kafshët e pastrehë Lajka, rrjeti i zhvilluar i shtigjeve të çiklistëve, sipërfaqe të lira publike, rekordet në gjelbërimin e ri të qytetit, VMRO-DPMNE mendon gënjeshtra. Firma e përmendur  në konferencën e tyre të sotme për shtyp e specializuar për furnizim të HTZ pajisjes për të cilën vërtetojnë edhe furnizimet e Qytetit të Shkupit edhe para ardhjes së kësaj administrate”, theksohet në kumtesë.

Në kumtesë është publikuar linku në të cilin,  siç citojnë nga Qyteti i Shkupit qartë shihet se firma e përmendur lidh marrëveshje edhe në vlera më të mëdha para ardhjes së administratës aktuale të qytetit.

Postime të ngjashme

Ministri Hoxha viziton zyrat e reja të Njësive Rajonale të MBPEU dhe AUV

Z H

Publikohet thirrje publike për përmirësimin e efikasitetit energjetik të objekteve komunale

Z H

Hiqen pengesat, pas 14 muajsh u rihap kufiri me Greqinë

B L

Presidenti kundër qeverisë, nuk dekreton ligjin për ndërtimet ilegale që u votua në Kuvend

B L

Pendarovski u takua me Zef Mazin, kryenegociatori i Shqipërisë me BE-në

B L

Dixhitalizimi: “Nxënësit do të mësojnë nga tekste të printuara nuk do të rrinë para kompjuterit”

B L

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...