Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi

Qyteti Jinhua i Kinës nis shërbimin e ri të trenave të mallrave në Francë

Një itinerar i ri i trenit të mallrave Kinë-Evropë që lidh qytetin e Kinës lindore Jinhua me Dourges në Francë nisi të enjten. Kjo është rruga e parë e trenave të mallrave të Jinhua-s për në Francë dhe një shtesë e re në 13 rrugët ekzistuese. Ndër mallrat kryesore që po transportohen me këtë linjë janë makineritë inxhinierike dhe furnizimet e parandalimit dhe kontrollit të epidemisë.

Treni do të udhëtojë rreth 11 mijë kilometra dhe do të kalojë përmes Kazakistanit, Rusisë, Gjermanisë dhe vendeve të tjera dhe pritet të mbërrijë në Dourges brenda 18 ditësh. Ngarkesat në tren do të shpërndahen në Francë, Spanjë, Itali, Poloni dhe vende të tjera nga qendra e logjistikës ndërkontinentale në Dourges.

Deri më 26 nëntor, Jinhua regjistroi 368 trena mallrash që bënë itinerarin Kinë-Evropë, të cilat tranportuan një ngarkesë vjetore prej 30,378 kontejnerësh TEU, një rritje prej 368 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Postime të ngjashme

U konfirmuan rregullat për operatorët vendorë për roaming si në shtëpi

Z H

Anketë e BPRMV: Ekonomistët presin rritje graduale ekonomike

Z H

Qeveria përgatit pakon e katërt të masave ekonomike

T E

Qyteti i Shkupit projektoi buxhetin për vitin 2021, sivjet më pak fonde përshkak covid

Z H

“UNIQA” edhe sivjet ngelet kompania më e besueshme për sigurime

Z H

Në shtator rroga mesatare 27.405 denarë

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...