Qyteti organizator Hangzhou përgatitet për Lojëra Aziatike të gjelbra

nga V.E.

Qyteti kryesor organizator i Lojërave të 19-ta Aziatike, Hangzhou në provincën Zhejiang të Kinës Lindore, ka përfunduar përgatitjet intensive, duke përfshirë ndërtimin e objekteve të reja të konkurrimit dhe transformimin e përmirësimin e atyre ekzistuese, në kohën e duhur për fillimin e Lojërave, shkruan CMG.

Kjo veprimtari sportive kontinentale, e cila do të fillojë më 23 shtator dhe do të përfundojë më 8 tetor, ka ndjekur parimet e organizimit me kosto efektive, duke mishëruar konceptin e Lojërave “të gjelbra, inteligjente, me kursim dhe të qytetëruara”.
Në qytetin kryesor organizator, 44 nga 56 objektet janë rinovuar e përmirësuar mbi bazën e atyre ekzistuese, ndërsa 12 janë ndërtuar të reja.

Përdorimi i elektricitetit të gjelbër në objekte është një hap i madh drejt qëllimit të Hangzhou-t për të organizuar Lojëra Aziatike asnjanëse për sa i përket karbonit.

Fshati i Lojërave Aziatike ka stacionet e parë të ngarkimit me fuqi të lartë pa tela nga makina në rrjet (V2G), të cilat janë të pajisura me tetë pajisje ngarkimi 500-kilovatëshe, tetë hapësira parkimi ngarkimi pa tela dhe tetë grumbuj ngarkimi V2G. Për të siguruar transportin e gjelbër në atë zonë, do të ofrohet një shërbim i efektshëm e i përshtatshëm ngarkimi.
Një numër objektesh kanë zbatuar sistemet e riciklimit të ujit në përpjekje për të nxitur qëndrueshmërinë. Për shembull, Qendra e Sportive të Ujit e Fujan-it mund të kursejë rreth 1 000 tonë ujë çdo muaj, që përbën 35 për qind të përdorimit të përgjithshëm të ujit prej saj, falë një sistemi riciklimi të ujit të shiut.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More