Kuriozitete

Ra nga lodhja në qendër të Tiranës, pas rehabilitimit lejleku Elsa nis shtegtimin drejt Afrikës

Zhurnal Ads

Punonjësit e ADZM Fier lanë të lirë Elsën, lejlekun e ri me origjinë nga Sllovenia, shtegtimi i të cilës ka qenë i mbushur me vuajtje dhe peripeci, ashtu sikurse edhe plot përkujdesje.

Elsa, me shumë mundësi e çelur në Slloveni, u unazua nga Muzeu i Historisë së Natyrës së Sllovenisë në datë 8 gusht të këtij viti, pasi ishte gjetur e plagosur rëndë pranë gjoksit, me shumë gjasë si pasojë e sulmit të ndonjë shpendi grabitqar. Elsa fillimisht u mbajt për 2 javë në qendrën e rehabilitimit në Muta të Sllovenisë, nga ku më tej është lëshuar.

Në datën 15 shtator, ky individ u raportua në Ulqin nga kolegët e qendrës për Studimin dhe Ruajtjen e Shpendëve (CZIP) dhe 2 ditë më vonë lejleku është ulur në gjendje të dobët fizike në qendër të Tiranës, ku u kap dhe u mbajt në gjendje kaptiviteti derisa fotografi i mirënjohur Albert Cmeta mësoi mbi rastin dhe ndërhyri për ta shpëtuar.

Cmeta kontaktoi qendrën “Shpendët e Shqipërisë”, e cila së bashku me Shoqatën e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri ndërmorën vlerësimin e menjëhershëm të gjendjes së shpendit dhe vendosën ta dërgojnë për trajtim në Qendrën e Rehabilitimit në Shpendëve të Egër në Divjakë, ku qëndroi 10 ditë dhe mori një përkujdesje të dalluar nga stafi i saj. Elsa arriti në qendrën e Divjakës në kufijtë e nënpeshës, rreth 2.3 kg, dhe falë përkujdesjes, në momentin e lëshimit, kishte peshën 3 kg.

Janë të shumtë njerëzit që e ndihmuan këtë shpend në fluturimin e tij për mbijetesë drejt Afrikës, vendit ku ky lloj lejleku kalon dimrin/ATSH.

Postime të ngjashme

Si t’i menaxhoni shpenzimet tuaja?

T E

Gjarpri shfaqet papritur brenda dyqanit, tmerrohen punonjësit

admin

Çifti që pozoi në hekurudhë për fotografi martese, dënohet nga autoritetet britanike

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...