Maqedoni TOP LAJM

Radev: Inkuadrimi i RMV-së në BE është mjaft i rëndësishëm, por duhet pasur garanci të qarta

Zhurnal Ads

Sofje, 3 nëntor – Inkuadrimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE është mjaft i rëndësishëm për rajonin tonë dhe Bullgaria gjithmonë e ka mbështetur. Megjithatë, Bullgaria duhet të ketë garanci të qarta se uniteti i kombit bullgar dhe trashëgimia jonë kulturoro-hirstorike nuk do të vihen nën pikëpyetje prej faktorëve të jashtëm. Si anëtare përgjegjëse e Bashkimit Evropian, nuk mundemi dhe nuk duhet të lejojmë të fusim probleme të reja të pazgjidhura në Union.

Këtë në profilin e tij në Fejsbuk e publikoi presidenti bullgar, Rumen Radev.

“Nuk mundemi, qëndron në publikim, t’i japim legjitimitet evropian urrejtjes së Bullgarisë. Tre vite pas nënshkrimit të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi dhe bashkëpunim me Republikën e Maqedonisë së Veriut për fat të keq vazhdojmë të dëshmojmë fjalë ofenduese dhe të palejueshme për Bullgarinë.”

Pret qeveria bullgare të luftojë për nenin 35 të kornizës negociuese që Republika e Maqedonisë së Veriut ta përfshijë pozitën kombëtare kornizë të miratuar në mënyrë unanime nga Kuvendi popullor para një viti. “Megjithatë, thekson, kjo duket gjithnjë e më e pasigurt dhe e ka një rezultat – anulimin e negociatave drejt një marrëveshje bilaterale obliguese midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për zbardhjen e të gjitha çështjeve bilaterale.

Postime të ngjashme

Zaev-Silvestri: Maqedonia e Veriut i përket Evropës

XH,I

Pendarovski shpreh ngushëllime popullit turk pas tërmetit në Izmir

T E

Dimitrov – Romeo: Italia jep mbështetje të vazhdueshme për Maqedoninë e Veriut

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...