Radev: Nuk pranojmë ndryshime në asnjë marrëveshje të arritur deri më tani

nga Xh M

Sofje, 16 shkurt – Presidenti bullgar Rumen Radev, në takimin me kryetarin e Këshillit Evropian, Antonio Kosta, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, tha se Bullgaria nuk pranon ndryshime në marrëveshjet me Maqedoninë e Veriut.

Sipas Rumen Radev, ambicia e deklaruar e vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE është një mundësi për të zgjeruar hapësirën e bazuar në parimet e demokracisë dhe sundimit të ligjit, dhe në këtë mënyrë të forcohet stabiliteti i rajonit.

Në këtë drejtim, Radev shprehu shpresën se Republika e Maqedonisë së Veriut do ta bëjë këtë.

“Maqedonia të fillojë zbatimin real të Konsensusit Evropian nga viti 2022. Bullgaria nuk parashtron kërkesa të reja për perspektivën evropiane të RMV-së, por as nuk pranon ndryshime në marrëveshjet e arritura, të inkorporuara në kuadrin e negociatave, tha presidenti bullgar në takim”, tha Radev.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More