Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Radev: Për zgjidhjen e çështjeve bilaterale mes Bullgarisë dhe Maqedonisë nevojitet vullnet politik dhe dialog aktiv

Sofje, 26 mars – Përparimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut ndaj anëtarësimit me të drejtë të plotë në Bashkimin Evropian është qëllim strategjik për Bullgarinë. Megjithatë, zbatimi i tij varet nga gatishmëria dhe vullneti politik i Maqedonisë së Veriut t’i plotësojë kriteret për anëtarësim në BE dhe respektimi i të drejtave të qytetarëve të cilët në mënyrë të hapur e shprehin identitetin e tyre kombëtar bullgar. Këtë e deklaroi presidenti i Bullgarisë Rumen Radev gjatë diskutimit të ekspertëve për gjendjen dhe perspektivat për zhvillim të marrëdhënieve ndërmjet Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, që u mbajt sot në nismë të tij.

Në diskutim kanë marrë pjesë edhe nënpresidentja Iliana Jotova, si dhe shkencëtarë, ekspertë, diplomatë dhe gazetarë bullgar.

Pjesëmarrësit e diskutimit, siç informon korrespondenti i MIA-s nga Bullgaria, kanë theksuar se integrimi evropian i të gjitha vendeve nga Ballkani Perëndimor është nga interesi strategjik për Sofjen dhe se kjo do të kontribuojë për përforcim të proceseve demokratike dhe përparimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe rritja ekonomike në të gjithë rajonin.

“Për zgjidhjen e çështjeve në marrëdhëniet bilaterale mes Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut nevojitet vullnet politik, dialog institucional aktiv dhe arritje e pakthyeshmërisë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore”, tha Radev.

Sipas presidentit bullgar, tejkalimi i përhershëm i kontradiktave të grumbulluara nuk do të arrihet vetëm me deklarata politike dhe për atë i domosdoshëm është komunikimi dhe përkushtimi i institucioneve në të gjitha nivelet, si dhe mençuri nga të dyja anët.

Bullgaria pret që fqiu i saj jugperëndimor të punojë në krijimin e të gjitha kushteve të nevojshme për këmbim të lirë ekonomik, kulturor, mediatik dhe informativ nga të dyja anët e kufirit të përbashkët.

Sipas ekspertëve të cilët kanë marrë pjesë në diskutim, nga vlera e rëndësishme për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale është vënia fund e diskriminimit kundër qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët në mënyrë të hapur e shprehin identitetin e tyre kombëtar bullgar.

Sipas pjesëmarrësve në diskutim, neglizhimi i shumë aspekteve nga Marrëveshja bilaterale për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim nga ana e Republikës së Maqedonisë së Veriut i vë nën pikpyetje dëshirat e shprehura për ndërtim të marrëdhënieve të mira fqinjësore me Bullgarinë. Për atë, Bullgaria duhet të insistojë në garancione në lidhje me respektimin e të drejtës së bullgarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilat duhet të rregullohen ligjërisht dhe zbatohen në praktikë, ndërsa arritja e rezultateve të qëndrueshme dhe të pakthyeshme në këtë drejtim të bëhet parakusht për përparim në procesin e integrimit evropian.

Postime të ngjashme

Vullnet Ameti takohet me akademikun Marenglen Verli nga Shqipëria

Zekirija Haxhiu

Alternativa-ASH: Edhe një dështim tjetër në procesin integrues

Zekirija Haxhiu

Filipçe: Nxënësit në shtator mund të kthehen në shkolla

Zekirija Haxhiu

Dy ditët e ardhshme i mbarë vendi në fazën e portokalltë

Zekirija Haxhiu

Gjenerali Uollters: Kontributi i Maqedonisë së Veriut në NATO me rëndësi vitale

Zekirija Haxhiu

Rama në Shkup: Nuk jemi ne ata që dështuam, ky është mossukses i BE-së

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...