Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Radiologjia prej një muaji pa rezonancë magnetike, pacientët paguajnë 500 te privati

Shkup, 11 prill, Zhurnal.mk – Për më shumë se një muaj prishja e një pajisjeje elektronike në Institutin e Radiologjisë në Shkup ka lënë shumë pacientë me diagnozë për kancer në pritje për të bërë një Rezonancë magnetike. Asnjë nismë nuk është marrë për të porositur një pajisje të re, duke neglizhuar nevojat e fëmijëve që nuk mund ta bëjnë një incizim të tillë pa anestezion. Qytetarë të shumë me ankesa të pareshtura në redaksinë tonë thonë se janë të detyruar këto Rezonanca magnetike ti bëjnë në klinikat private, të cilat kushtojnë 500€.

“Njëri nga monitorët e Rezonacës magnetike, pikërisht për përcjelljen e gjendjes të anesteziologëve nuk është në funksion prej një muaj si pasojë nuk mund të realizohet asnjë RM për pacientët të cilët kanë nevojë të bëjnë incizim me anestezion.”

Nga Reparti i Anesteziologjisë thonë se ata japin vetëm mbështetje mjekësore, por pa atë monitor është rrezik për jetën të futen fëmijët në kabinë nën efektin e propofolit. Andaj lista e pritjes është e gjatë.

“Unë si anesteziolog do të thosha që reparti anestezisë jep vetëm shërbimin e anestezionit, përgjumë fëmijët që të mund të bëjë të mundur një incizim më kualitativ për të shërbyer për një diagnostik përkatëse, kështu që mendoj se duhet të drejtoheni pikërisht te Instituti i Radiologjisë. Jemi në pritje të sanimit të defektit të apartit përkatës që të mund të bëhet edhe vijimi i incizimit të këtyre pacientëve- deklaroi Albert Lleshi, Anesteziolog.

Nga drejtoria e këtij Instituti nuk deshën të flasin para kamerës, duke u arsyetuar se inxhinierja që bën porositjen e kësaj pjese është me kovid prej dy javësh dhe se ajo pajisje elektronike merr kohë deri sa të arrijë. Madje drejtori Daniell Gjurçinov tha se nuk kanë buxhet të ndarë për pjesën që kushton shumë.

Për këtë problematikë, Ministri Filipçe tha se ka dëgjuar nga gazetarët dhe se drejtori nuk e ka njoftuar.

“Shumë shpesh ndodh që ato aparate mbingarkohen, ky është problem që ne ballafaqohemi për një kohë të gjatë andaj kjo kërkon një zgjidhje afatgjate. Ne kemi nisur një procedurë për studime të fizibilitetit se cilat do jenë benefitet e partneritetit publiko-privat në pjesën e radiologjisë- tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë-

Sipas kreut të shëndetësisë, gjatë muajve në vazhdim pritet të arrijnë më shumë aparate diagnostikuese si Rezonancë Magnetike, Tomografi Kompjuterike, Rëntgen për disa qytete të vendit sikur ndihmë nga Bashkimit Evropian dhe përmes projektit të Bankës Botërore.(Alsat-M)

Postime të ngjashme

“KUJDES”/ Lajmi në disa media maqedonase për një incident, krisma me armë dhe për viktima në Çento, i PAVËRTETË (Fake News)!

R Zh

Vetoja bullgare mund të shkaktoj krizë politike në vend

R Zh

Zhurnal raporton / Aksident i rënd në Çento-Shkup

mobile

Akuza të tjera ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski

R Zh

Izet Mexhiti: Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit

R Zh

George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...