Radmilla Shekerinska sot do të takohet me Ministrat e Mbrojtjes të Ballkanit Perëndimor dhe Austrisë

Shkup, 14 shtator – Ministrja Radmilla Shekerinska sot në qytetin austriak Krems do të marrë pjesë në një konferencë të ministrave të Mbrojtjes nga Ballkani Perëndimor dhe Austria, kushtuar bashkëpunimit në rajon dhe perspektivave të tij në BE.

 

Në konferencë, ministrat do të nënshkruajnë Deklaratë të përbashkët për bashkëpunim dhe dialog që mbulon një numër aktivitetesh të bashkëpunimit mbrojtës në forcimin e elasticitetit të rajonit, arsimit, trajnimit dhe kontributit të përbashkët në operacionet e BE-së për menaxhimin e krizave, kumtoi ministria e Mbrojtjes.

Gjatë konferencës, Shekerinska do të ketë takim me Ministren e Mbrojtjes të Austrisë, Klaudia Taner, ku do të flasë për bashkëpunimin në mbrojtje dhe mbështetjen që Austria i ka dhënë Maqedonisë së Veriut gjatë zjarreve të fundit dhe në pandemi.

Shekerinska do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim edhe në konferencën për shtyp që do të mbahet me rastin e nënshkrimit të Deklaratës nga Ministrat e Mbrojtjes. Konferenca në Krems mbahet në të ashtuquajturin “Grac-format” me pjesëmarrjen e Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnje e Hercegovinës dhe Austrisë në emër të BE-së, e themeluar në vitin 2018 në Grac për të rritur lidhjet midis rajonit dhe BE.

Related posts

Ambasadorja Byrnes në takim me Mickoskin: Prioritetet e rëndësishme duhet të pranohen nga të gjitha partitë politike

D V

MPJ i hap dyert për qytetarët

Z H

ARDB dhe OSBE nënshkruan Memorandum për zbatimin e projekteve të përbashkëta 2021 – 2024

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More