Bota

Raftet e një supermarketi bien mbi njëri-tjetrin, ndërron jetë 21 vjeçarja (Video)

Raftet e një supermarket në Brazil kanë rënë mbi njëri-tjetrin në një efekt domino, që shkaktoi vdekjen e një punonjëseje dhe plagosjen e tetë të tjerëve.

Viktima është identifikuar si 21-vjeçarja Elane de Olivera Rodrigues.

Ishin klientët dhe punonjësit e tjerë ata që ndihmuan në nxjerrjen e të plagosurve nga poshtë produkteve.

Më pas, policët dhe zjarrfikësit nisën një operacion për kërkimin e personave të tjerë që mund të kishin mbetur poshtë rafteve të rrëzuara. Operacioni zgjati 11 orë dhe fatmirësisht nuk u gjetën tjera viktima.

Aktualisht po hetohet për shkakun e këtij aksidenti, por dyshohet se një nga makineritë që ngrenë mallra mund të ketë shkaktuar tragjedinë.

Postime të ngjashme

Vaksina antiCovid/ Moderna, 95 përqind efikase…

S.B.

Zvicra paraqet planin e vaksinave

S.B.

Vullnetarët tregojnë efektet anësore, pasi kanë marrë vaksinat kundër COVID-19 të Moderna dhe Pfizer

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...