Rafuna dhe Azeski biseduan për normalizimin e qarkullimit të produkteve ushqimore në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

nga D. V.

Shkup, 9 maj  – Kryetari i Odës ekonomike të Kosovës dhe kryetari i Forumit investues të odave (FIO), Lulzim Rafuna dhe kryetari i Odës ekonomike dhe nënkryetar i FIO-s, Branko Azeski sot në Shkup kanë biseduar për problemet me mbajtjen më të gjatë të kamionëve nga Maqedonia e Veriut, të cilët transportojnë prodhime ushqimore në territorin e Kosovës, nën pretekst se mbajtja është për shkak të rezultateve nga analizat laboratorike.

Në takimin u konstatua se tregtia mes dy vendeve si partnerë të dëshmuar tregtarë, duhet të zhvillohet pa pengesa. Kërkuan të tejkalohen problemet përmes përshpejtimit të qarkullimit të kamionëve dhe në vend të hapësirës ndërkufitare, ato të orientohen në pajtim me rregullativën ligjore në depo dhe aty të pritet epilogu nga analizat laboratorike.

Vlerësuan se duhet të zbatohet parimi i vlerësimit të riskut gjatë kryerjes së kontrollit fizik në pikën kufitare, e jo të kontrollohet secila ngarkesë individualisht, si dhe të iniciohet që të dy qeveritë, nëpërmjet institucioneve kompetente (Agjencitë e ushqimit dhe veterinarisë), të punojnë për harmonizimin e certifikatave dhe njohjen e tyre të ndërsjellë, pasi nevojitet harmonizimi me rregulloret evropiane.

“Konkludim i përbashkët nga takimi midis Rafunës dhe Azeskit është se duhet të zbatohen aktivitete konkrete në përputhje me politikat e Bashkimit Evropian dhe marrëveshjet ndërkombëtare, sepse vetëm në këtë mënyrë të dy vendet do të tregojnë se janë serioze në lidhje me rrugën drejt së cilës po shkojnë, e ajo është anëtarësimi në BE”, njoftoi Oda ekonomike.

Në takim, thuhet në kumtesë, dy kryetarët e dhomave diskutuan gjithashtu për qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve, e cila me ndërtimin e infrastrukturës së autostradave në Kosovës, ka fituar intensitet dhe dinamikë më të shpejtë, e me rritjen e funksionalitetit të pikave kufitare në të dyja anët, inkurajohet rritja e efikasitetit.

“Mbetet të rrumbullaksohet edhe infrastruktura rrugore në territorin e vendit tonë, ku për shkak të punimeve ende aktive ndërtimore, po krijohen radhë të gjata automjetesh, të cilat ngadalësojnë qarkullimin”, thonë nga Oda ekonomike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More