Raisi në favor të marrëveshjes bërthamore, por kundër takimit me Bidenin

Presidenti i zgjedhur i Iranit, Ebrahim Raisi, tha se i mbështet bisedimet për ringjalljen e një marrëveshjeje të vitit 2015 – e cila rregullon programin bërthamor të Republikës Islamike – por e përjashtoi mundësinë e negociatave të drejtpërdrejta me presidentin amerikan, Joe Biden.

 

Në fjalimin e tij të parë prejse i ka fituar zgjedhjet javën e kaluar, Raisi tha se edhe nëse Uashingtoni i heq të gjitha sanksionet kundër Iranit, ai nuk e ka ndërmend të takohet me Bidenin.

“Ne i mbështesim negociatat që garantojnë interesat tona kombëtare… Amerika duhet t’i kthehet menjëherë marrëveshjes dhe t’i përmbushë detyrimet e saj sipas marrëveshjes”, tha Raisi.

“Çdo takim duhet të prodhojë një rezultat për kombin iranian”, theksoi ai.

Raisi, nga linja e ashpër politike, ka fituar afro 62 për qind të votave në zgjedhjet e 18 qershorit.

Ai do ta marrë detyrën e presidentit në fillim të gushtit, duke zëvendësuar Hassan Rohanin, i cili ka shërbyer dy mandate radhazi.

Rohani ka qenë arkitekt kryesor i marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, e cila ka kufizuar aktivitetin bërthamor të Iranit, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Shtetet e Bashkuara janë tërhequr në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja në vitin 2018 dhe kanë filluar të vendosin sërish sanksione financiare kundër Iranit.

Në përgjigje, Teherani i ka shkelur kushtet e marrëveshjes.

Kjo ka bërë që nënshkruesit e tjerë të saj, Britania, Franca, Gjermania dhe Rusia, të punojnë me Bashkimin Evropian, për ta rikthyer SHBA-në.

Related posts

UNHCR: Konventa për refugjatë – 70 vjet mbrojtje të jetës së njerëzve të detyruar për të ikur

Z H

Parlamenti i Malit të Zi votoi Rezolutën mbi Srebrenicën

Redaksia

Gjermania ndalon hyrjen e pasagjerëve britanikë në BE?

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More