Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Rajoni i Alpeve gjermane futet në izolim

Zhurnal Ads

Një zonë e Alpeve në jug të Gjermanisë është futur në izolim total, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Landi Berhtesgadener, në kufi me Austrinë, është rajoni i parë gjerman që futet në izolimin e dytë, që nga izolimi mbarëkombëtar në pranverë.

Të 105,000 banorët e tij do të lejohen të dalin nga shtëpitë vetëm për arsye të domosdoshme, gjatë dy javëve të ardhshme.

Sikurse pjesa më e madhe e Evropës, Gjermania është duke u përballur me rritje të mprehtë të rasteve me koronavirus.

Por, situata mbetet më pak e rëndë sesa në vendet e tjera të mëdha të Evropës perëndimore.

Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, Gjermania ka regjistruar 84 raste me kroonavirus në 100,000 banorë, gjatë 14 ditëve të kaluara.

Shifra është dukshëm më e ulët se 159 në Itali, 339 në Mbretërinë e Bashkuar, 343 në Spanjë apo 427 në Francë.

Por, shkalla e infeksionit lokal në landin Berhtesgadener ka arritur në 273 në 100,000 banorë gjatë javës së kaluar.

Shkollat, restorantet, baret, teatrot, palestrat, kinematë dhe hotelet do të mbyllen, por shërbimet kishtare do të lejohen.

Të premten e kaluar, kancelarja gjermane, Angela Merkel, u ka bërë thirrje gjermanëve që t’i zvogëlojnë kontaktet e tyre shoqërore, për të ulur normat e transmetimit të koronavirusit.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Mali i Zi me masa të reja për festat e fundvitit

T E

Papa, letër libanezëve dhe apel ndërkombëtarëve: Ndihmoni Libanin!

S.B.

Italia regjistron mbi 4,000 raste me koronavirus për herë të parë nga prilli

admin

Pakistani regjistron mbi 3.000 raste të reja dhe 59 vdekje nga COVID-19

S.B.

Shefi amerikan i Mbrojtjes në Izrael, takon Netanyahun dhe homologun e tij izraelit

S.B.

Biden e thellon epërsinë edhe në Pensilvani

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...