Agjencia Zhurnal.mk

Raka: Rrini në shtëpi! Po hyjmë në dy javët vendimtare

Mikrobiologu Lul Raka, përmes një postimi në Twitter, u ka bërë thirrje  qytetarëve të Kosovës që të jenë shumë të disiplinuar. Ai ka thënë se Kosova tani hyn në dy javët vendimtare për jetët e më të dashurve tanë.

“Të dashur qytetarë të Kosovës. Po futemi në dy javët vendimtare për jetët e më të dashurve tanë. Pasi që nuk kemi as vaksinë e as ilaç kundër koronavirusit, arma e vetme na mbetet disiplina dhe kujdesi”, ka shkruar Raka.

Ai u është lutur qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

“Fatin e përballjes e keni në duart tuaja, ju lutem të rrini në shtëpi”, ka shkruar Raka.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...