Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Raketa kineze që kishte dalë jashtë kontrolli bie në Oqeanin Indian

Copëza të mëdha të raketës kineze kanë rënë mbi Oqeanin Indian, ka bërë me dije agjencia e hapësirës së Kinës më 9 maj.

Lokacioni ku kanë rënë pjesët e raketës “Long March-5B” është në afërsi të Maldivevem, kanë thënë autoritetet kineze.

Raketa kineze, që ishte e pakontrolluar, është nisur drejt Tokës, duke ngritur shqetësimet se copëzat e saj, në sasi prej 18 tonësh do të mund të binin mbi zona të populluara.

Autoritetet e agjencisë hapësinore të Kinës kanë thënë se mbetjet e raketës kanë rënë në gjatësi prej 72.47 shkallësh në lindje dhe gjerësi prej 2.65 shkallësh në veri. Këto koordinata e vendosin vendndodhjen e rrëzimit të raketës në perëndim të Maldiveve.

Kina ka thënë se shumica e segmenteve të raketës janë shpërbërë me të hyrë në atmosferën e Tokës.

Raketa “Long March-5B” kishte dërguar në Stacionin Hapësinor një modul të Kinës më 29 prill.

Postime të ngjashme

Sulmohet me raketa baza amerikane në Irak

Lea Muslija

Amerika bllokon pranimin e Ukrainës në NATO?

Lea Muslija

Rusia “zbutet” e para, kthen ambasadorin në Washington pas takimit Biden-Putin

Lea Muslija

Paralajmëron OBSH: Bëni kujdes, pandemia s’ka marrë fund

Lea Muslija

Tragjedi në Peru, përmbyset autobusi, të paktën 27 viktima

Lea Muslija

Palestinezët anulojnë marrëveshjen me Izraelin për vaksinat, thonë se janë shumë afër datës së skadimit

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...