Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Rama 3 ditë para zgjedhjeve: Ndalimi i disa iftareve mbrëmë nga paramilitarët e PD një çmenduri, thirrja ime është për qetësi, durim e besim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në “Twitter” pas konfliktit dje në Vaqarr, ku policia procedoi ish-kreun e Policisë Bashkiake Florenc Hoxha, i cili së bashku me pjesëtarë të shtabit të PD ndaluan një makinë që thuhej se shpërndante ushqime në këmbim të votave.

Rama e cilëson ‘ndalim të dhunshëm të disa iftareve’, ‘një çmenduri të padëgjuar’ dhe bën thirrje për qetësi, durim dhe besim.

“Ndalimi i dhunshëm i disa iftareve mbrëmë nga paramilitarët e “mbrojtjes së votës” është një çmenduri e padëgjuar! Thirrja ime është qetësi, qetësi, qetësi, durim, durim, durim, besim, besim, besim! E diela do të shënojë fundin e mallkimit të së shkuarës mbi rrugën e shqiptarëve”, shkruan Rama./K.B/NOA.al

Postime të ngjashme

Muslimanët sot festojnë Fitër Bajramin

R Zh

Agjencia “Zhurnal” ua uron besimtarët mysliman festën e Fitër Bajramit

R Zh

Bamir Topi: Lulzim Basha nuk do të kishte jetë në PD nëse nuk do të kishte lidhjen me Sali Berishën

N E

Presidenti Ilir Meta uron besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit

N E

PD më 16 Maj do të mbledhë kryesinë dhe këshillin kombëtar

N E

Analizë / Përmes aderimit të Iranit në SCO, Rusia do ta realizojë ëndrrën e saj për krijimin e një OPEC-u të gazit natyrorë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...