Rama: Aksion pastrimi i parqeve kombëtare nga Alpet, deri në Llogora

nga D V

Dita Ndërkombëtare e Maleve të Pastra këtë vit do të shenjohet si pjesë e një aksioni të madh pastrimi, nismë e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe drejtorive të saj rajonale.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se nisma zhvillohet nën moton “10 parqe në 10 ditë”, dhe synon pastrimin e parqeve kombëtare nga datat 22 deri më 31 gusht.

“Ju ftoj t’i bashkoheni nismës “10 parqe në 10 ditë” nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, si një kontribut i gjithësecilit për pastrimin e zonave që mbrohen si parqe kombëtare apo natyrore, e sigurisht për të shijuar dhe promovuar edhe më tej Shqipërinë tonë nga Alpet e veriut deri në Llogora”, u shpreh Rama.

Shqipëria ka filluar të mbrojë parqet natyrore kombëtare që prej vitit 1940. Zonat e mbrojtura zënë një sipërfaqe totale prej 109 050 hektarësh, 10.5 % e fondit pyjor dhe 3.8 % e sipërfaqes totale të tokës.

Zonat e mbrojtura në vendin tonë datojnë në vitin 1940 me shpalljen dhe krijimin e rezervatit të parë shtetëror të gjuetisë (Kune-Vain-Tale) në Lezhë dhe në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorit në Berat.

Krijimi i një parku kombëtar është një mënyrë për të ruajtur trashëgiminë tonë të përbashkët natyrore dhe kulturore.

Disa nga parqet kombëtare të Shqipërisë janë: Parku Kombëtar i Dajtit: Parku Natyror i Dajtit, Parku Kombëtar “Lugina e Valbonës”, Parku Kombëtar “Thethi”, Parku Kombëtar i Lurës, Parku Kombëtar “Mali i Tomorit”, Parku Kombëtar “Divjakë-Karavasta”, Parku Kombëtar “Llogora”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More