Kosovë Shqipëri

Rama: Ambicia jonë është heqja e kufirit Kosovë-Shqipëri

Zhurnal Ads

Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë ka nisur mbledhja e gjashtë e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.

Në fjalën e tij në nisje të kësaj mbledhje, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se kjo mbledhje është një mundësi shumë e mirë për të bërë një bilanc të hapave të hedhur dhe hapat e mëtejshëm.

“Deklarata e përbashkët e bashkëpunimit strategjik e nënshkruar në Prizren në vitin 2014 mbetet udhërrëfyes i çmuar për integrimin dhe bashkëpunimin sa më të ngushtë në të gjitha fushat mes dy shteteve tona. Hapat e hedhur nuk janë të vegjël”, ka thënë Rama, shkruan Telegrafi.

Rama shtoi se ambicia e tyre është heqja e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Ambicia jonë është heqja e kufirit në funksion të zbatimit të 4 lirive të BE-së në rajonin tonë duke nisur nga më e thjeshta dhe më kuptimplota heqja e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Është e rëndësishme që të dyja ministritë e Brendshme të dy qeverive të intensifikojnë punën dhe të krijojnë një data-bazë të përbashkët për të mundësuar kontrollin në kohë reale të hyrjeve e daljeve në të gjitha pikat kufitare të perimetrit tonë të përbashkët që do na mundësonte hapjen përfundimtare të kufirit pa humbur asnjë centimetër në frontin e betejës kundër aktiviteteve të paligjshme dhe abuzimit me lirinë e lëvizjes”, tha Rama.

Ai ka folur edhe për portin e Durrësit, duke thënë se janë rrugës që ky port të shndërrohet edhe në një port për Kosovën. /Telegrafi/

Postime të ngjashme

Vdes një femër në Vushtrri, bie në bunar

admin

Përdori flamurin kuqezi, padi ndaj Ragmi Mustafës në Bujanoc

admin

Lëkundje tërmeti në Durrës

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...