Rama: Anëtarësimi në Bashkimin Evropian, ekzistenciale për Shqipërinë

nga D. V.

Kryeministri, Edi Rama deklaroi sot se në këtë moment historik Shqipëria nuk mund të luajë, pasi anëtarësimi në Bashkimin Evropian është ekzistenciale për vendin tonë.

Në fjalën e tij gjatë një bisede me mësues në qytetin e Lushnjës, Rama tha se “në asnjë moment nuk mund të luajë, por në këtë moment nuk mund të luajë se na është hapur një dritare e jashtëzakonshme për herë të parë që nga ’91 dhe ’92. Zgjedhjet janë më shumë se sa kush do fitojë, cila parti. Zgjedhjet janë më shumë se si do ndahen vendet në parlament e ardhshëm dhe se sa programet e njërit apo tjetrit dhe çdo gjë ka të bëjë me zonën, me problematikat e ditës”.

“Për herë të parë që nga ’91 dhe ’92 kur shqiptarët vendosën përfundimisht të ndahen nga një sistem tjetër dhe të hyjnë në një sistem të ri dhe të pozicionohen gjeopolitikisht në një botë tjetër. Këto zgjedhje kanë peshë gjeopolitike, kur shqiptarët do të vendosin tani deri në fund procesin e negociatave pa e lëkundur me qilima dhe magjistarë nga këta që vijnë vërdallë, por duke u fokusuar tek mbyllja e negociatave dhe futja në BE sepse kjo është ekzistenciale për ne”, theksoi Rama.

Kryeministri Rama tha se “ne na duhet patjetër BE për të garantuar lirinë individuale për të garantuar që liria individuale nuk është një çështje se kush qeveris se ata që hiqnin mësuesit nga puna janë sot ata që kërkojnë prapë votën”.

“Pra nuk është se kanë ndodhur këto gjëra para 50 vitesh është po ai mentalitet. Se po të mos ishte po ai mentalitet nuk do të përsërisnin të njëjtën gjë pafundësisht duke pretenduar një rezultat tjetër. Barazia para ligjit garantohet atje në momentin kur futesh në BE nuk ka edhe aq shumë rëndësi se kush qeveris këtu se disa gjëra nuk lëvizin dot më se je pjesë e një familje tjetër, bën një krushqi kur nuk lëviz dot, siç mund të lëvizësh kur je duke dredhur vetëm zinxhirin tënd”, tha Rama.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More