Rama dhe Balluku në hapjen e tunelit të Murrizit: Gjithçka funksionale, pjesë e krenarisë së infrastrukturës shqiptare

nga D. V.

Tuneli i Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit u hap sot për qarkullimin e mjeteve e cila shkurton ndjeshëm distancën mes qyteteve.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja morën pjesë në inaugurimit, teksa sheshi para tunelit ishte i mbushur me banorë të zonës.

Ministrja Balluku tha se janë kryer të testimet për rrugën dhe tuneli është përfunduar plotësisht sipas të gjitha parametrave.

“Nuk parashikojmë të kemi ndërprerje të trafikut siç na është dashur më parë pasi ky tunel ka qenë në zonë gjeologjike me probleme, por tani gjithçka është e përfunduar”, tha Balluku.

Ajo e cilësoi këtë investim krenari të infrastrukturës shqiptare, teksa njoftoi se në prill përfundon dhe rruga Maqellarë Peshkopi.

Tuneli i Murrizit e bën të aksesueshme edhe të gjithë rrugën e Arbrit, një nga rrugët kombëtare më të rëndësishme, e cila do të shënojë rritje ekonomike të zonës dhe të sektorit turistik.

Tuneli i Murrizit ka një gjatësi prej 3,78 kilometrash dhe përbëhet nga dy tuba, ai i trafikut dhe ai i emergjencës. Ai ka 11 dalje. Në total Rruga e Arbrit ka 7 tunele, me gjatësi totale 8,5 km.

Me një gjatësi rreth 74 km, Rruga e Arbrit, e cila i kushtoi buxhetit të shtetit 33.6 miliardë lekë, do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim. Rruga e Arbrit ka 7 tunele me gjatësi totale 8.5 km.

Rruga e Arbrit jo vetëm do të afrojë qytetarët e Tiranës e gjithë Shqipërisë me Dibrën dhe Maqedoninë e Veriut, por do jetë një arterie e zhvillimit ekonomik dhe të turizmit.

Kjo rrugë lidh rajonet lindore dhe verilindore të Shqipërisë duke përmirësuar transportin e banorëve që jetojnë në zonat në të cilën kalon rruga, si dhe siguron transportin e burimeve natyrore nëntokësore, siç është kromi, nga Bulqiza për në portin e Durrësit, i cili më pas eksportohet.

Gjithashtu, ky aks rrugor do të jetë rruga më e shkurtër që lidh Tiranën me Dibrën, si dhe me veriun e Maqedonisë, Dibrën e Madhe, Tetovën dhe Shkupin, pra do të jetë rrugë lidhëse ndërkombëtare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More