Agjencia Zhurnal.mk

“Rama do rikthejë vizat”, Nishani-shqiptarëve:Dilni në protestë!

Tiranë, 21 qershor – Ish-Presidenti Bujar Nishani iu ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve në mbarë vendin t’i bashkohen protestës së sotme të opozitës.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Nishani shkruan se nëse shqiptarët mashtrohen përsëri nga Edi Rama, duhet të kuptojnë vetëm një pasojë, që liberalizimi nuk rikthehet më kur atë e heq.

Sipas tij, opozita sot po ngre zërin fort dhe po i paralajmëron shqiptarët se prej Ramës do iu rikthehen vizat dhe izolimi prej Evropës.

Reagimi i Nishanit:

Kur opozita denoncoi avionët e drogës, Edi Rama e mohoi dhe ja doli ti mashtrojë shqiptarët deri ditën kur një prej avionëve të trafikut u rrëzua,

Kur opozita denoncoi kanabizimin masiv të gjithë vendit e kthimin e Shqipërisë në narkoshtet, Edi Rama e mohoi dhe arriti ti mashtrojë shqiptarët deri ditën e arrestimit të bandës së Habilajve-Tahiri,

Kur opozita denoncoi grabitjen masive të zgjedhjeve përmes grupeve kriminale dhe parave të drogës, Edi Rama e mohoi dhe arriti ti mashtrojë shqiptarët deri ditën e daljes së përgjimeve,

Sot opozita po ngre zërin fort dhe po i paralajmëron shqiptarët, se prej Edi Ramës shqiptarëve do t’ju rikthehen vizat dhe izolimi prej Evropës siç e provuan në 50 vjet,

Nëse shqiptarët mashtrohen përsëri prej Edi Ramës “se kjo nuk do të ndodh”, duhet të kuptojnë vetëm një pasojë. Liberalizimi nuk rikthehet më kur atë e heq. Nuk merret më askush vetëm me një shtet. Shpëtimi i shqiptarëve vjen nga izolimi i të keqes. Të bashkohemi sot të gjithë në protestë !

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...