Shqipëri

Rama: Do të rrisim pagat e mësuesve, më të mirët do vlerësohen më shumë

Zhurnal Ads

Kryeministri Edi Rama premtoi rritje pagash për mësuesit, njëlloj siç u bë edhe me mjekët.

Gjatë një takimi që pati paraditen e sotme, me një grup mësuesish, ai tha se u zgjodhën mësuesit më të mirë në të gjithë Shqipërinë, për të dhënë një alternative mësimi ndryshe në kushtet ku ndodhet vendi prej koronavirusit.

“Po mendojmë për një sistem të vlerësimit të mësuesve që po e analizojmë dhe nga viti i ardhshëm shkollor ku mësuesit më të mirë do të duhet të vlerësohen financiarisht ndryshe. Për të gjithë mësuesit duam që të bëjmë ashtu si dhe me mjekët, të rriten pagat. Kjo do të bëhet shumë shpejt me buxhetin e ri”, deklaroi kreu i qeverisë.

Ai tha se është i ditur fakti që me hapjen rritet dhe mundësia për shtimin e të infektuarve.

“Opsioni i mbylljes së mëtejshëm të shkollave ishte opsion më i keq dhe do të shkaktonte kosto tjetër psikologjike për fëmijët me pasoja që ne nuk i llogarisim dot. Mendoj që kanali ka një vlerë të madhe jo vetëm për shkak të kësaj situate por ka një vlerë të madhe në mundësinë që i jepet çdo nxënësi në Shqipëri që të bëjë një verifikim të dyfishtë të mësimit që ka marrë e ta ndjekë mësimin dhe me një mësuese tjetër. Kjo do të sfidojë mësuesit e tjerë që në japin mësim në shkolla”, u shpreh Rama.

Ai tha se me kanalin RTSH Shkolla, do të lehtësohet barra e familjeve në zonat më të thella, ku shtoi se vetë sistemi nën drejtimin e ministrisë së Arsimit do të fillojë të adaptohet duke ndarë mësimin e lëndëve të caktuara në televizion dhe aktiviteteve të tjera në shkollë.

Sipas tij, është një sfidë psikologjike për mësuesit vetë dhe nuk është një eksperiment javor dhe se është një mënyrë e re e të komunikuarit në shkolla, të cilën janë mësuesit ata që duhet ta implementojnë vetë. /a.y/noa.al

https://www.instagram.com/p/CE1ZAuKpzSJ/?utm_source=ig_web_copy_link

Postime të ngjashme

Presidenti Meta nderon me respekt kujtimin e atdhetarëve që luftuan dhe u sakrifikuan në Luftën historike dhe kombëtare të Vlorës 1920

admin

Çmendet media e Beogradit: “Serbia do të përpi Kosovën dhe Shqipërinë”

admin

GJKKO lë në fuqi masën e pezullimit për Artan Shkëmbin

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...