Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

“Rama është e kaluara”, Gjekmarkaj: Me ardhjen e Bashës kryeministër, do të vijnë më shumë vaksina perëndimore. Procesi i vaksinimit do jetë më efikas

Kandidati për deputet i PD-së në Lezhë, Agron Gjekmarkaj, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Edi Rama tashmë është e kaluara.

Gjekmarkaj thekson se me ardhjen e Bashës kryeministër i vendit, do të vijnë më shumë vaksina perëndimore në vend, duke shtuar se procesi i vaksinimit do jetë më efikas.

Postimi i Agron Gjekmarkajt:

Vaksinat dhe Rindertimi si angazhim i Lulzim Bashes!

Prej kohesh Edi Rama i mbulon genjeshtrat me genjeshtra aq sa ka bërë një mal më të lartë se Everesti ! Tani po thotë duke u çjerrë sa andej ketej se me ardhjen e PD në pushtet do nderpritet vaksinimi dhe rindertimi!

Edi Rama është e kaluara tashmë, ai i ka humbur zgjedhjet por rri me shprese se duke artikuluar marrëzi si kjo ja zvoglon vetes disfaten! Duhet të kujtojmë se vaksinat po i blen me paratë e shqiptarve dhe jo  me rrogen e tij ! Po sjell vaksina kineze të paçertifikuara nga EMA, Agjensia Europiane e Barnave dhe është shumë i vonuar dhe i deshtuar në këtë proçes ! Mjafton të kujtojmë propozimet konkrete të Lulzim Bashes që në filim të pandemisë, një pjesë e të cilave u zbatuan keq nga qeveria, thirrjet e tij të vazhdueshme për të porositur vaksinat me kontrata trasparente për të kuptuar qendrimin!

Me ardhjen e Bashes në krye të puneve në Shqiperi do të vinë më shumë vaksina perendimore, proçesi i vaksinimit do të jetë më efikas dhe i plotë !

Strategjia e tij si Kryeminister dhe e Opozites për daljen nga kriza është e qartë! Shkurt e drejt, vaksinimi do të vazhdojë, do të perfundojë me vaksina cilësore për të gjithë pa diskriminim social !

E njëjta histori me rindertimin !

Sot megjithëse po bëhen gati dy vjet nga termeti ka ende shumë familje në çadra! Premtimet e Edi Rames  perfunduan në magazinen e genjeshtrave të pafundme!

Ritmi i ngadaltë i ndertimeve ka sjellë shumë vuajtje të banoret e pastrehë! Cilësia e ndertimit po kaq lë per të deshiruar ! Duhet të kujtojmë se shtepitë nuk po i nderton Edi Rama me kursimet e veta por me donacionet dhe kreditë që duhet ti paguajmë një me një të dhëna nga BE dhe institucione të tjera nderkombetare!

Po ashtu në këtë pike Lulzim Basha ka qënë i prerë dhe konkret! Rindertimi do të permbyllet nga qeveria e re si prioritet absolut! Shtëpite me ligj do të jenë pronë e banorëve të cilët mund ti shesin ose ti mbajnë sipas deshires! Po kaq Qeveria e dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit do të hetojë të gjitha abuzimet për të marrë tenderat korruptivë të rindertimit si dhe cilesinë e banesave sepse qytetaret duhet të respektohen në dinjitetin e jetes ! Kjo e Edi Rames është  e vetmja qeveri në botë e cila perpiqet të perligje ekzistencen e saj me dy fatkeqësi kur vetë është shnderruar në fatkeqsinë më të madhe kombetare në epoken e pluralizmit!

Gati tre dekada me Edi Ramen, janë shumë ! Boll më!  Koha per pension i erdhi!

Ka premtuar që do behet rrobaqepes pasi të ike, duke gjykuar nga shallvaret me të cilat mbulohet. Do dështojë edhe në ate profesion si në qeverisje , si me vaksinat apo rindertimin! Fushata njerëzore e Lulzim Bashes po e vjetron edhe më genjeshtarin kronik, hakerruesin dhe sharësin e perjetshëm!

Postime të ngjashme

Meta kujton Ditën e Çlirimit të Kosovës: Dita për të nderuar luftën e drejtë të UÇK-së

Dafina Vidishiqi

Rama uron 30 vjetorin e Partisë Socialiste

Dafina Vidishiqi

Mandati 2 vjeçar në Këshillin e Sigurimit, Nesho: Një shans për Shqipërinë

Dafina Vidishiqi

Gara e 13 qershorit, Basha: Do të dalim më të bashkuar për të vazhduar betejën

Dafina Vidishiqi

Rama publikon videon: Ja çfarë ndodhi sonte në mes të Tiranës

Dafina Vidishiqi

A do dekretojë Meta qeverinë Rama 3?

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...