Rama: Fëmijët në Berat dhe Elbasan, kontribut për Shtëpinë e Europës

nga D. V.

“Europa në sytë e fëmijëve” është atelia gjigante e cila po udhëton në çdo qytet të Shqipërisë dhe ku fëmijët shqiptarë përcjellin përmes artit këndvështrimin e tyre për Europën.

Kryeministri Edi Rama përcolli momente nga angazhimi i fëmijëve të Beratit dhe Elbasanit, të cilët përmes programit “Art, Zeje, Sport” do të lënë “gjurmën” e tyre në Shtëpinë e Europës, në Tiranë ku në 16 maj do të mblidhen udhëheqësit e vendeve që marrin pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian.

“Kontributet e fëmijëve në Berat dhe Elbasan për Shtëpinë e Europës, e cila po ngrihet tek kopshti i Skënderbeut në Tiranë, ku më 16 maj do të mblidhen udhëheqësit e krejt kontinentit tonë demokratik, për Samitin e Komunitetit Politik Europian”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Punimet e fëmijëve do të bëhen fotografi dhe do të përfshihen në albumin madh që do të bëhet me rastin e samitit.

Përmes këtyre punimeve, udhëheqësit e Europës në datë 16 maj do të shikojnë se çfarë kanë bërë fëmijët e Shqipërisë dhe si e shikojnë ata Europën.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More