Shqipëri

Rama flet për ekonominë dhe rindërtimin: Deri një ditë para 26 nëntorit projeksionet shumë pozitive, nëse s’do kishim dy ‘tërmetet’…

Zhurnal Ads

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot para mediave për të folur për situatën ekonomike dhe programin e rindërtimit. Rama tha se deri një ditë para 26 nëntorit projeksionet e ekonomisë shqiptare ishin shumë pozitive, papunësia e cila për vitin 2019 ishte më e ulëta në rajonin tonë me 11%, pritej të shkonte dhe më poshtë, borxhi në trajektore rënëse nën 65%, investimet e huaja dhe turizmi falë rritjes së mëtejshme të turistëve të huaj patjetër do të kishin një impakt të shtuar.

Sipas tij, gjithçka ndryshoi me tërmetin e parë të 26 nëntorit dhe me tërmetin e dytë, virusin COVID-19, por konferenca e donatorëve si dhe paketat e shpëtimit në periudhën e karantinës së përgjithshme kanë ndihmuar që sot nëse mund të kishim kaluar lehtësisht në -10% të PBB, presim të kufizohemi në më pak se 4.5%.

“Rindërtimi një proces që përtej faktit që do të rikthejë në shtëpi të gjitha familjet e prekura nga tragjedia e 26 nëntorit dhe do të kthejë në shkollat e tyre tërësisht të reja të gjithë nxënësit dhe mësuesit që sot vazhdojnë të kryejnë procesin e mësimdhënies në shkolla të tjera, ka dhe një impakt të padyshimtë ekonomik që i vjen në ndihmë vendit dhe njerëzve në këtë periudhë të vështirë nga COVID.

Deri një ditë para tërmetit, projeksionet e ekonomisë shqiptare ishin shumë pozitive, duke iu referuar shifrave zyrtare dhe të konfirmuara nga institucionet financiare, papunësia e cila për vitin 2019 ishte më e ulëta në rajonin tonë me 11% pritej të shkonte dhe më poshtë, borxhi në trajektore rënëse nën 65%, investimet e huaja dhe turizmi falë rritjes së mëtejshme të turistëve të huaj patjetër do të kishin një impakt të shtuar por gjithçka ndryshoi me tërmetin e parë të 26 nëntorit dhe me tërmetin e dytë, virusin COVID-19.

Sidoqoftë masat e marra nga qeveria në të dy drejtimet, konferenca jashtëzakonisht e suksesshme në Bruksel e donatorëve që na çliroi përfundimisht nga ankthi se do të na duhej të spostonim krejtësisht gjithçka nga pikëpamja financiare tek rindërtimit duke lënë mënjanë çdo investim tjetër si dhe paketat e shpëtimit në periudhën e karantinës së përgjithshme kanë ndihmuar që sot mund të themi pa frikë tanimë, duke parë dhe rezultatet pasuese të periudhës pasuese nëse mund të kishim kaluar lehtësisht në -10% të PBB, presim të kufizohemi në më pak se 4.5%. Nuk është pak si parandalim”, deklaroi Rama.

Postime të ngjashme

Gjirokastër/ Qëlloi me armë 35-vjeçarin, identifikohet dhe shpallet në kërkim nga Policia autori

admin

Zbulohen emrat e 25 kandidatëve për anëtarë të KQZ së re

admin

Krijohet KQZ-ja e re, Kryekomisioneri Shtetëror zgjidhet Ilirjan Celibashi

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...