Agjencia Zhurnal.mk

Rama: FSK e gatshme që të shkojë në Australi për të ndihmuar

Rama ka folur për letrën që dje presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka dërguar te guvernatori dhe kryeministri i Australisë, ku ju  ka ofruar ndihmën e FSK-së për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.

Komandanti i FSK-së, thotë se janë konsultuar me presidentin dhe i kanë ofruar mundësitë dhe kapacitet që kanë. Ai shton se janë të gatshëm të intervenojnë në rast se ka kërkesë. 

“Patjetër se presidenti është komandant suprem, ne jemi konsultu dhe i kemi ofru mundësitë dhe kapacitet tona, kurdo që ata kanë nevojë, edhe në bazë të kërkesës së tyre ne do të jemi të gatshëm. Me këto kapacitet që i kemi i kemi dështu disa herë, ne vetëm i kemi mirë mbajtë dhe i kemi trajnu, nuk kemi asnjë pengesë në kuptimin ligjor që trupat tanë të lëvizin në shtetin e Australisë.

Ne jemi të gatshëm me këto kapacitete që i kemi nuk e kemi asnjë problem që t’i dorëzojmë kapacitetet tona”, shton ai, teksa shpjegon se për të ndihmuar Australinë kanë njësitin e zjarrfikësve dhe kërkim shpëtimit.

Rama ka folur edhe për ndihmën e FSK-së pas tërmetit në Shqipëri. Ai shton se masat i kanë marrë në bazë të nevojave.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...