Rama fton izraelitët të vizitojnë Shqipërinë: Do të kurseni më shumë se në Greqi

nga D V

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “presim me padurim që të presim sa më shumë hebrenj në Shqipëri”.

Gjatë konferencës për shtyp, përpara hapjes së panairit më të madh ndërkombëtar në botë të Turizmit, ITB Berlin ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit” për 2025, duke iu përgjigjur pyetjes për zhvendosje të turistëve izraelitë nga Greqia drejt Shqipërisë, Rama tha se “ne nuk ankohemi që të tjerë janë në dashuri me të tjerë, por ju duhet ta dini se ne, Shqipëria ishim i vetmi vend në Europë pas Luftës së Dytë Botërore që kishim më shumë hebrenj se para saj. Kemi një bilanc tejet të pastër, pa asnjë hebre që i është dorëzuar nazistëve”.

“Kjo është diçka që është pranuar edhe nga shteti i Izraelit. Shqipërisë i është dhënë titulli “E drejtë mes kombesh”. Ajo çfarë ishte edhe më me rëndësi, shumë prej mbrojtësve të hebrenjve ishin myslimanë dhe janë dy emra hebrenj që shfaqen në listën e atyre që u shfarosën në kampin e Bergen-Belsen-it. Ata nuk ishin hebrenj, ishin shqiptarë. Kur nazistët shkuan të merrnin këta hebrenj që kishin këta emra në shtëpi, i vjetri i shtëpisë i tha të prisnin se do t’i dorëzonte në mënyrë paqësore dhe dorëzoi dy djemtë e tij për të mbrojtur hebrenjtë”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “ajo që ju përmendët si “shqipërizëm” është e thellë, edhe kjo është arsyeja pse jemi vendi më i mirë për turistët se në Kushtetutën tonë, të drejtën tonë zakonore kemi një fjali shumë të rëndësishme: “Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut”. Çdo mik përfaqëson Zotin! Nëse doni të ndiheni siç ndihet Zoti, ejani në Shqipëri! Nëse doni të shkoni në një vend ku mendoni edhe që shoferët e taksive janë perëndi, shkoni në Greqi. Por në qoftë se doni të ndjeheni kësisoj ejani në Shqipëri dhe presim me padurim që të presim sa më shumë hebrenj në Shqipëri”.

“E dimë që për ne është dashuri për ju, është edhe para, por ejani në Shqipëri, do të kurseni më shumë se në Greqi dhe do të keni gjithçka keni në Greqi, dhe me shumë pluse të tjera”, tha Rama.

Në janar të këtij viti kryeministri Rama njoftoi nisjen e fluturimeve me Izraelin duke theksuar se “kjo jo vetëm që do ta bëjë udhëtimin më të thjeshtë, por hap mundësi për shkëmbime kulturore, turizëm dhe mundësi biznesi”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More