Rama homazhe për Saimir Hoxhën: Asgjë nuk e kompenson humbjen por shteti do të bëjë detyrën

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka zhvilluar homazhe në pallatin e Kongreseve në nder të nënkomisarit të Policisë së Lezhës Saimir Hoxha i vrarë një ditë më parë në krye të detyrës.

 

Rama u shpreh në një deklaratë për mediat se fëmijët e Saimir Hoxhës do të marrin 170% të pagës së të atit deri në moshën 18-vjeçare. “Është një çast i rëndë për të gjitha forcat tona të Policisë ë Shtetit dhe për shoqërinë, por mbi të gjitha për familjen. Duke i shprehur ngushëllimet familjes dhe të gjithë kolegëve që e kanë njohur nga afër këtë dëshmor të ri të atdheut, e shoh të udhës të bëj me dije që qeveria sot ka vendosur mbështetje financiare të konsiderueshme për familjen dhe do të hyjë në fuqi ligji për fëmijët nën kujdesin e republikës.

Fëmijët e të ndjerit do marrin 170% të pagës së tij deri kur të arrijnë në moshën e pjekurisë. Nuk ka mbështetje material që kompenson këtë, por detyra e shtetit është që fëmijët e dëshmorëve që japin jetën në krye të detyrës të mos mbeten vetëm por të ndihen të mbështetur për të hyrë në rrugën e jetës së tyre, duke qenë krenar por edhe për atë që babai shërbeu deri në minutën e fundit”, tha Rama.

Related posts

Arrestohet një person në Fier, akuzohet për grabitje

N E

Kushtetuesja e futi në shqyrtim, ekspertët: Kuorumi dhe dëgjimi i Metës me dyer të hapura

N E

‘Berisha’ përfundon në PE: Eurodeputetët presion BE-së që të ketë qasjen e SHBA me vendimin për ‘non grata’

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More