Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Rama i kundërpërgjigjet akuzave të Bashës: kreu i opozitës vazhdon të ngatërrojë investimin privat me pagesën 29€ për ton nga shteti, kur në Europë shtetet paguajnë deri 150€ tonin

Gjatë ditëve të fundit, debati midis kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha ka qenë çështja e plehrave.

Pas akuzave të bërë nga Basha gjatë konferencës për shtyp gjatë kësaj të premteje ka reaguar edhe kryeministri Rama nëpërmjet një postimi në Twitter.

Në postimin e tij Rama shkruan se kreu i opozitës vazhdon të ngatërrojë investimin privat me pagesën 29€ për ton nga shteti, kur në Europë shtetet paguajnë deri 150€ tonin.

Po ashtu kryeministri thekson se vazhdojnë të merren me nënën time të ndjerë dhe shajnë si të dehur dhe kujtojnë se do gënjejnë shqiptarët duke ua bërë të bardhën të zezë

Sipas Lulëzimit nuk duhen paguar plehrat që shkojnë në Sharrë po duhen bërë mal me re helmi mbi Kombinat! Vazhdon të ngatërrojë investimin privat me pagesën 29€ për ton nga shteti, kur në Europë shtetet paguajnë deri 150€ tonin për të njëjtën gjë! Çfarë mjerimi ky debat absurd!

Merren me nënën time të ndjerë dhe shajnë si të dehur,e kujtojnë se do gënjejnë shqiptarët duke ua bërë të bardhën të zezë me balonat tabake e tauke që i nxjerrin nëpër dyert e fushave sanitare sa në Sharrë e sa në Fier,për të recituar vjershat e mjerimit që në fakt e mishêrojnë!

Duan s’duan Lulëzimi dhe balonat e tij Shqipëria do pastrohet nga malet e plehrave, Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri, Vlora e me radhë nuk do rë kthehen tek malet e plehrave të Saliut e të partisë që ka program rrënimin e rrëmujën në çdo fushë të jetës shqiptare! “, shkruan Rama në Twitter.

Postime të ngjashme

Burri shpërthen në të qara para Infektivit: Kam nënën prej pesë ditësh brenda, s’di a ka vdekur apo është gjallë

T E

Mbërrijnë “surprizë” në Rinas 15.210 doza vaksinash Pfizer

T E

Aksident i frikshëm në Korçë, golfi bëhet copë, 4 të plagosur

T E

20 viktima dhe 764 raste të reja në Shqipëri

T E

“Shqipëria, një partner kyç për BE”/ Zgjedhjet, Borell: Kandidatët për deputetë duhet të jenë njerëz me integritet

S.B.

Shtyhet me 24 orë dërgesa e Pfizer, mbi 15 mijë dozat e vaksinave do të mbërrijnë të martën

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...