Rama i përmendi emrin 21 herë, Afrim Krasniqi i përgjigjet: Shqipëria ka zyrtarë të papërgjegjshëm

nga D V

Analisti Afrim Krasniqi, nga Instituti i Studimeve Politike, ishte i ftuart në A2 CNN ku foli rreth dëgjesës në grupin e Partisë Socialiste me rektorin e Universitetit Bujqësor, Sallaku, ku kryeministri Rama reagoi edhe në lidhje me një status të publikuar prej tij, se diçka e tillë ishte e pazakontë dhe në shkelje të ligjit.

Sipas Krasniqit, Shqipëria është i vetmi vend ku partia në pushtet merr rolin e një gjykate apeli për një dosje të veçantë duke shtuar kjo tregon se vendi ynë ka zyrtarë të papërgjegjshëm.

“Mendoj që kryeministri u përpoq t’i jepte përgjigje shqetësimit tim dhe në fakt konfirmoi gjithçka që unë kam thënë. Sepse Shqipëria është i vetmi vend në një botë demokratike ku partia në pushtet, përfshirë kabinetin qeveritar, thërret dhe merr rolin e një Gjykate të Apelit dhe vë në gjykim një dosje. Kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë dhe është e paimagjinueshme të ndodhë. Kryeministri u përpoq të thoshte se nuk po bënte gjë.

Kryeministri harxhoi 1 orë kohë për të denigruar këdo që mendon ndryshe. Sot më përdori emrin 21 herë, e bën, është mjeshtër i denigrimit. Më shqetëson që Shqipëria ka zyrtarë të papërgjegjshëm. Ky mesazh na jep kurajo për të vazhduar dhe tregon sesi do të jetë fushata elektorale”, tha Krasniqi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More