Agjencia Zhurnal.mk

Rama i pret biletën ikje Ditmir Bushatit, nuk do ta fusi kandidat për deputet

Sot u bë e ditur nga një kronikë e TCH se Ditmir Bushati na qenka propozuar prej Edi Ramës në një detyrë në OSBE. Ja se ç’shkruan TCH:

“Burime nga OSBE Vienë i thanë Top Channel se kryeministri Edi Rama ka propozuar që Komisionerin e Lirisë së Medias, Harlem Desir të zëvendësohet nga Ditmir Bushati.

Ndërkohë nuk dihet ende nëse Bushati do ta pranojë këtë detyrë të besuar nga Edi Rama.

Bushati kundërshtoi në parlament ligjin për anti shpifjen, i pari që kërkoi çuarjen e ligjit në komisionin e Venecias.

Ditmir Bushati deri më tani nuk ka bërë asnjë koment për këtë propozim të Ramës. Në Janar 2020 Rama e emëroi Bushatin Ditmir si i dërguar i posaçëm për OSBE-në”.

Pas kësaj, që u bë publike, lindin dyshimet e para se me këtë propozim, që nuk quhet emërim, kryeministri Rama e ka hequr Ditmir Bushatin nga lista për kandidat deputet i PS. Pra me marifet e ka palosur nga PS dhe e ka nisur për Vjenë ku ka qendrën OSBE. Propozimi mbetet thjesht propozim sepse duhet të votohet Ditmir Bushati. Jo se nuk plotëson kushtet, por në OSBE luhet me lobingje dhe interesa të mëdha e Edi Rama nuk ka takat sa ta zgjedhë apo emërojë Ditmirin në atë detyrë.

Edi Rama justifikohet para socialistëve, që nuk e pranuan largimin e Bushatit nga ministër i jashtëm, se nuk e hoqa nga PS, pasi e propozova në OSBE!

Pra një gjë mbetet e sigurtë me këtë lajm: Ditmir Bushatin, PS-ja nuk e ka më kandidat për deputet!

Por mund të ndodh që Ditmir Bushati as nuk do jetë deputet, por as në OSBE nuk do shkojë. Kësaj i thonë të të heqin qafe me lajka.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...