Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Rama inspekton vaksinimet masive në Kavajë, Manastirliu: Sot arrijmë mbi 150 mijë vaksinime

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga afër vaksinimin e të moshuarve në Rrogozhinë dhe Kavajë. Manastirliu tha se sot do të arrijmë në mbi 150 mijë vaksinime në total, ndërkohë që bëri me dije se vaksinimi do të vijojë me intensitet për të zbritur në grupmosha të tjera.

“Ne sot do të arrijmë mbi 150 mijë vaksinime. Pra përfundojmë mbi 50% të dozave të ardhura deri më tani. Vijojmë me intensitet për të vaksinuar sa më shumë të moshuar dhe më pas për të zbritur edhe në fashën edhe grupmosha të tjera” , tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se përveç mjekut të familjes, kërkesat për vaksinim po vijojnë edhe në portalin e-Albania.

“Përveç thirrjes nga mjeku i familjes, të gjitha ata që nuk janë regjistruar ende, portali e-Albania tashmë funksionin dhe janë regjistruar 15 mijë kërkesa për vaksinim, të cilave po t’iu kthehet përgjigje për vijimin e këtij procesi”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë tha se vaksinimi do të vijojë edhe në orët e pasdites.

“Qendrat do të vijojnë të jenë të hapura edhe pasdite, derisa të ketë mbaruar qytetetari i fundit. Ky është një proces që e ka marrë tashmë rrugën e vet dhe nuk do të ndalemi”, nënvizoi Manastirliu.

Ditën e djeshme janë kryer 19.525 vaksinime. Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 138.846 doza të para dhe të dyta të vaksinës ndaj COVID19.

Postime të ngjashme

Qyteti i Vlorës i gatshëm për sezonin veror, pritet trefishim i turistëve

Dafina Vidishiqi

Sot votohet për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha me tre kundërkandidatë

Dafina Vidishiqi

Nis procesi i votimit në PD/ Vokshi voton në selinë blu

Zekirija Haxhiu

Rama: PS nuk do të mbrojë askënd nëse drejtësia kërkon llogari nga ai

Zekirija Haxhiu

Fundi i maratonës së Gramoz Ruçit

Dafina Vidishiqi

Kongresi, vendimet e rëndësishme që morën 3000 delegatët socialistë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...