Agjencia Zhurnal.mk

Rama ironizon Bashën: Plani 7×7=42 është zgjuar sot me rritje të shifrave

Kryeministri Edi Rama reagoi me ironi pas propozimeve të kryedemokratit Lulzim Basha për planin ekonomik. Me anë të një postimi në “Twitter”, Rama tha se me këtë ritëm që po ecën Basha, shifrat për vendin tonë do të rriten si për një vend të G7.

“Plani 7×7=42 është zgjuar sot me rritje të shifrave! Deri kur të mbarojë lufta shifrat do kapin nivelin e një vendi të G7-ës! Pritet shifra e parashikuar nga Plani për aktorët e Portokallisë, meqë janë mbyllur në shtëpi ndërkohë që po u bëhet konkurencë e pandershme nga 7×7=42!”

Basha ka paralajmëruar se do të publikojë fakte tronditëse që tregojnë sesi qeveria jep miliona euro tendera për miqtë.

“Ndërkohë shikoni një shembull se si mund të përdoreshin këto para për paketën e ndihmës social-ekonomike që kemi propozuar prej 10 ditësh: Për të vetëpunësuarit në biznesin e vogel, qeveria t’ju paguajë 300 Euro për çdo muaj që biznesi qëndron mbyllur. Kostoja e kësaj mase shkon nga 20 – 25 milionë Euro/muaj. Për punonjësit në bizneset fasonë, call centers, dhe operatorë turistikë që janë të detyruar të rrinë në shtëpi: • Qeveria duhet të mbulojë të paktën pagën minimale kur ata nuk mund të paguhen fare. • Për ata që ua paguajnë pagën, kostoja e pagës të llogaritet si shpenzim i zbritshëm në masën 200% të këtij shpenzimi. Kostoja e kësaj mase nga 25 milionë deri 30 milionë Euro/muaj. Këto janë shpenzime plotësisht të përballueshme për buxhetin kur vetëm një kilometër rrugë e tenderuar kushton 20 milionë dollarë si tek Astiri.”

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...