Rama ironizon Berishën: Zgjidh numrin 5, “thaje kënetën”

nga D. V.

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste iu ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë Partinë Socialiste.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar një videomontazh nga spoti elektoral i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, ku nën fjalët e tij shfaqen imazhe nga ngjarje që kanë ndodhur nën qeverisjen e PD-së si ngjarjet e vitit 1997, 21 janari etj.

Sipas Ramës, me zgjedhjen e numrit 5 zgjedh Shqipërinë për në Bashkimin Europian në vitin 2030.

Kryeministri Rama ka zgjedhur simbolin e bufit dhe të kënetës për të përshkruar gjendjen e opozitës sot dhe u ka kërkuar votuasve që “ta thajnë kënetën”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More