Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Rama: Ka dyshime të forta që në vend qarkullon varianti i Afrikës së Jugut

Kryeministri Edi Rama, gjatë bashkëbisedimit me disa banorë në Durrës, zbuloi se ka dyshime të forta që në vendin tonë po qarkullojnë variante të reja të virusit.

Këto variante, shtoi shefi i qeverisë rrisin transmetueshmërinë, ndërsa veçoi variantin e koronaviusit të Afrikës së Jugut, ku theksoi se është 30 për qind më shumë agresiv.

“Këta që tallen me vaksinat nuk dinë çfarë flasin. I vetmi moment është fakti që Pfizer ka shtyrë kohën e lëvrimit. Me ardhjen e dozave të shkurtit ne do të fillojmë paralelisht edhe me të moshuarit 80 + dhe pastaj do të zbresim 75, 70 vjeç e me radhë. Ajo që është e rëndësishëm është të respektojmë masat pasi kemi dyshime shumë të forta që ka variante të reja në vendin tonë sidomos ajo e Afrikës së Jugut, por dhe ai britanik. Sjellim dy gjëra të reja. Rrisin shumë më tepër transmetueshmërinë dhe ai i afrikan rrit 30 % agresivitetin, pra është më vdekjeprurës. Ne duhet të zbatojmë masat. Do të shikojmë nëse do të propozojmë masa të reja nesër pas mbledhjes Komiteti Teknik.”

Ai theksoi që masat anti-COVID duhet të zbatohet dhe të mos neglizhohen në asnjë moment nga qytetarët, raporton Vizion Plus.

Postime të ngjashme

Turizmi në Tiranë – kryeqyteti shqiptar nën fokusin e aparatit të fotografive të vizitorëve

D V

Shqipëria e treta në Evropë për aplikimet për azil të fëmijëve, më e preferuara Franca

D V

Mbërrijnë 67,860 doza të vaksinës Pfizer, Rama: Vijojmë çdo ditë pa u ndalur me vaksinimin masiv në të gjithë vendin

D V

Raporti final i OSBE/ODIHR për Zgjedhjet e 25 prillit, Balla: Shqipëria merr raportin më të mirë për zgjedhjet në këto 30 vite

D V

Shqipëria dhe Britania nënshkruajnë marrëveshjen për transferimin e të burgosurve

D V

Zgjedhjet e 25 prillit, OSBE/ODIHR pubikon raportin final

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...