Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Rama komenton sërish ftesën që i bëri Bashës: Nuk bëhet fjalë për një bashkëqeverisje si ajo e Berishës me Liken nga halli se nuk kishte vota

Kryeministri Rama zhvilloi një takim me vajza e gra në Tiranë, nga ku ka komentuar sërish ftesën që i bëri pak ditë më parë kreut të PD-së për bashkëpunim.

Rama tha se nuk bëhet fjalë për një ftesë për bashkëqeverisje si ajo e Berishës me Liken, nga halli se nuk kishte vota, por një ftesë për ta bërë politikën që ti ngjajë sadopak shqiptarëve.

“Është e njëjta me botoks ose zhgarravina, nëse sot ka këtu në këtë vend vesh që mund ta dëgjojnë dhe ta kuptojnë deri në fund atë që unë them janë veshët e nënave të reja dhe të moshuarave, janë veshët e gjysheve që me të drejtë kanë shqetësimin çfarë do bëjë më shumë Rama për ne për shtëpinë tonë, fëmijët tanë. Si do bëhen të gjitha këto, se të bukura duken dhe dakord jemi. Thirrja për tu bashkuar, vetëdija ime se bashkimi dhe tejkalimi i kësaj politike është e domosdoshme, dalja përtej tunelit të pandemisë, kur kemi mundësinë që diellin ta bëjmë të mrekullueshëm jo vetëm për turistët por edhe për ata që deri sot nuk mundën. Nuk është një thirrje për të bërë një qeveri bashkë, siç bëri Saliu me Liken nga halli, kur s’kishte votat, apo siç ndodhi bashkimi i partive për interesat e tyre, ne s’kemi nevojë dhe as do të jemi në nevojën që të kërkojmë vota apo të tjerë sepse në 25 prill do të marrim shumicën absolute. Është një thirrje për ta bërë politikën për ti ngjarë sadopak mos shumë.

Kjo qeveri duhet të tejkalohet, të lihet pas se Shqipëria është shumë e vogël për të mos ja dalë, por duke qenë e kaq e vogël është e destinuar të bjerë poshtë dhe kjo ska lidhje me ça bën industria e botoksit. Të jemi të qartë se të gjithë ata që besojnë se nuk ka asnjë rrugë tjetër për të pasur më shumë në jetë se sa të punojnë më shumë në jetë kanë vetëm një rrugë, të votojnë Partinë Socialiste me 25 prill”, tha Rama.

Postime të ngjashme

Mbi 912 mijë vaksinime në Shqipëri

Dafina Vidishiqi

Gjykata Kushtetuese pezullon gjykimin për zgjedhjet e 30 qershorit, do i drejtohet Komisionit të Venecias

Dafina Vidishiqi

Holanda lejon lëvizjen e lirë për shtetasit shqiptarë nga nesër

Dafina Vidishiqi

Rama: Dështoi BE me Ballkanin. Takimi në Shkup pas refuzimit nga BE

Dafina Vidishiqi

Kakavija hapet për autobusët e udhëtarëve nga Shqipëria

Bekim Laçi

Wizz Air sjell avionin e pestë në Rinas: Nisin fluturimet direkte drejt Barcelonës dhe Köln

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...