Agjencia Zhurnal.mk

Rama lajmëron qytetet ku do të ketë më shumë liri lëvizjeje

Kryeministri Rama ka deklaruar se së shpejti qeveria do të bëjë publike hapat e rradhës për lehtësimin e qarkullimit të këmbësorëve në veçanti në disa prej qyteteve ku nuk ka patur raste të konfirmuara me koronavirus.

Në një dalje për median, Rama tha se qytete si Gjirokastra, Saranda, Divjaka, Konispoli, Pogradeci etj, do të kenë më shumë liri lëvizje.

Rama: E thashë edhe pak ditë më parë, kemi një strategji hapjeje të vlerësuar dhe aprovuar nga ekspertët dhe të konsultuar ndërkombëtarisht. Kemi pasur një bashkëbisedim të dobishëm falë kancelaresh gjermane që na vuri në në dispozicion me kërkesën time dhe po iu them edhe njëherë mos përdorni shembuj: Gjermania, Suedia. Edhe me ekspertët gjerman të Instituin Publik gjerman. Jeni bërë të gjithë ekspertë testesh. Do bëjmë lëvizje të përshkallëzuar dhe në një sërë zonash të vendit sesa në zona të tjera në risk më të lartë. Nuk do të hapet tranporti në një zonë në tjetrën në asnjë mënyrë në për asnjë ditë dhe javë. Qarku i Gjirokasrtës do të ketë më shumë lehtësira dhe lëvizje, bashkia e Divjakës, Sarandë, Konispol e Himarë do të kenë lehtësi lëvizje. Po ashtu edhe Pogradec, Përrenjas dhe Librazhd. Fola edhe ministren e Shëndetësisë prandaj e shtyva edhe këtë komunikim.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...