Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Rama mbyll takimet në Greqi/ Ja çështjet kryesore që diskutoi me Mitsotakis e Dendias

Takimet jozyrtare të kryeministrit Edi Rama, fillimisht me ministrin e jashtëm Nikos Dendias dhe dreka në shtëpinë e homologut grek Kyriakos Mitsotakis janë mbyllur.

Në përfundim të takimit kokë më kokë me kreun e qeverisë shqiptare, shefi i diplomacisë greke, bëri me dije në rrjetet sociale se me Edi Ramën bisedoi për tre çështje: marrëdhëniet mes dy vendeve, e ardhmja Evropiane e Shqipërisë dhe zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit.

Në njoftimin e Nikos Dendias nuk specifikohet nëse në bisedën për zhvillimet në rajon, krye-temë ishin diferencat ose jo që ndajnë dy vendet për përcaktimin e kufirit ujor mes Shqipërisë dhe Greqisë para shqyrtimit nga gjykata ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë.

As në njoftimin e bërë nga vetë kreu i qeverisë, kjo si çështje nuk renditet në arsyet që çuan Edi Ramën në vizitën informale në Greqi, pas takimit zyrtar me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

EDI RAMA, KRYEMINISTER I SHQIPERISE

“Për një drekë pune me Kryeministrin Mitsotakis, për të diskutuar mbi koordinimin e mëtejshëm në luftën e përbashkët kundër Covid19, forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian të rajonit tonë.”

Në harkun e katër muajve, jo zyrtarisht Edi Rama takohet dy herë me Kyriakos Mitsotakis.

Nëse në të parin, dy drejtuesit u dakordësuan që kufiri detar mes dy vendeve të gjykohet nga drejtësia ndërkombëtare, në të dytin, Kyriakos Mitsotakis e pret homologun e tij pas dekretit presidencial për t’u shtrirë me 12 milje në detin Jon.

Për këtë vendim të shtetit fqinj Edi Ram është deklaruar se Greqia është në të drejtën e saj bazuar në Konventën e të Drejtës së Detit ashtu siç edhe Shqipëria veproi me Italinë në 1990.

Edhe për mediat greke, qëllimi i vizitës është shprehja e diferencave që kanë dy vendet për kufirin detar, përcaktimin e zonës ekonomike ekskluzive detare dhe të ujërave territorialë.

Qëndrimi një ditor i Edi Ramës në Athinë vjen pas asaj dyditore në Turqi, ku nënshkroi me presidentin Taip Rexhep Erdogan deklaratën që i vendos të dyja vendet në marrëdhënie strategjike po aq sa ato me Greqinë, nënvizon kreu i qeverisë në njoftimin në rrjetet sociale.

Postime të ngjashme

Muaji i hapur i vaksinimit/ Rama thirrje qytetarëve: Shfrytëzoni mundësinë!

D V

Normalizohet situata në Gjrokastër, Peleshi: Të gjithë vatrat e zjarrit janë eliminuar

D V

Universiteti i Tiranës apel studentëve për vaksinim: Të garantojmë vit akademik normal

D V

Zjarret në vend, Basha nxjerr fotot: Punonjësit e emergjencave dhe ushtria me mjete rrethanore, Rama përdor helikopterin e ushtrisë për udhëtime

D V

Zjarret në Gjirokastër, ndihmë ajrore nga Gjermania

D V

Viktima e parë nga zjarret në Shqipëri, reagon Basha, akuzon Ramën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...