Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Rama: Meta më i mërzituri, do t’i humbë zgjedhjet në mënyrë shembullore

Kryeministri Rama ka sulmuar ashpër Presidentin Meta, duke e etiketuar si njëriun më të mërzitur, për arsyen e thjeshtë se do të humbë në mënyrë shembullore zgjedhjet e 25 prillit. Gjatë një konference me gazetarët, Rama tha se Presidenti ka turpëruar të gjithë vendin duke u kthyer në kryetarin e shtabit elektoral të opozitës. Por sipas tij, Presidenti është më i mërzituri nga të gjithë për ndryshimet e reja kushtetuese dhe në kodin zgjedhor, pasi zgjedhjet do t’i humbë vitin tjetër.

Rama: Më vjen keq por është fakt, Ilir Meta është zhveshur plotësisht nga roli i presidentit edhe një herë tjetër edhe është zhytur i gjithë në një fushatë politike për të shpëtuar nga falimentimi SH.P.K siç e ka përcaktuar Basha, të Monikës dhe të tribusë së tij. Mos prisni asgjë tjetër nga Ilir Meta të paktën deri më 25 prill, përveç përshkallëzimit të vazhdueshëm të një retorike që na turpëron të gjithëve që vjen nga goja e presidentit por nuk duhet të çudisë asnjërin prej nesh, pasi Meta është kryetari i shtabit elektoral të opozitës që përdor zyrën e Presidentit për të bërë këtë fushatë.

Ilir Meta do t’i humbasë zgjedhjet e do t’i humbasë në një mënyrë shembullore. Të gjithë i jemi borxhli Shqipërisë, kush më shumë e kush më pak, por Ilir Meta është borxhliu më i madh. Kryeministër, kryetar parlamenti e president. Çfarë kërkon më shumë ky njeri?

Postime të ngjashme

Presidenti Meta në Ditën Botërore të Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut: Ju ftoj të gjithëve të mposhtim frikën apo indiferencën dhe të ndërtojmë solidaritetin

Bekim Laçi

Covid-19, mbërrijnë 20 mijë doza AstraZeneca, të dhuruara nga Greqia

Bekim Laçi

Balla: Koha kur politika kishte kompetenca në emërimet në drejtësi ka përfunduar

Bekim Laçi

Komisioni Zgjedhor i PD shpall zyrtarisht rezultatet: Lulzim Basha fitues, ja si u ndanë votat mes 4 kandidatëve

Bekim Laçi

Protesta e maturantëve në Fier, drejtoresha e Arsimit iu bën moral: Këto janë brezat që ne po edukojmë?

Bekim Laçi

Pas Greqisë dhe Italia i mbyll ‘dyert’ shqiptarëve, shtyhen kufizimet deri më 30 Korrik

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...