Kosovë Shqipëri

Rama: Mosliberalizimi i vizave për Kosovën, turp për BE! Takimi i Uashingtonit, rregulloi krisjen e madhe

Zhurnal Ads

“Mosliberalizimi i vizave për Kosovën, është turp për Bashkimin Europian”. Kështu tha Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të qeverive të dy vendeve.

Ai deklaroi se është një turp i pashlyer jo sepse Kosova nuk ka bërë detyrat por sepse është marrë peng  prej dinamikave të brendshme të vendeve të Bashkimit Europian.

“Kosova është marrë peng i logjikës elektorale në vende të ndryshme të BE dhe Kosova duhet të presë si të mbarojnë zgjedhjet në një vend, ku janë zgjedhjet në një vend tjetër. As sot nuk arrij të kuptojë ato që thonë. Kosova e paguan me mosliberalizim vizash ne e paguajmë me sajesa pas sajesash dhe rajoni e paguan në tërësi. Kjo është arsyeja pse unë jam i bindur se bashkëpunimi rajonal është një valvulë e rëndësishme shkarkimi sa i përket presionit të madh ndaj tregjeve shumë të vogla për ndarjen e njëri-tjetrin”, u shpreh Rama.

Ai tha se zgjerimi i tregjeve në rajon nuk sjell gjë, por më shumë mundësi punësimi dhe paqe si dhe njohjen e Kosovës nga Serbia”, ndaj nënvizoi se “mini Schengeni Ballkanik” është një mundësi e mirë .

Lidhur me takimin e mbajtur në Uashingtoni, Rama deklaroi se rihapja e dialogut me Serbinë me ndërmjetësimin e BE, janë disa prej shenjave kuptimplota të përparimit diplomatik të Kosovës muaj e fundit.

“Vlerësoj qasjen e mençur të Kosovës në dialogun me Serbinë, duke hequr çdo pengesë për rinisjen e dialogut që në fakt koha dhe faktet treguan se ishte një pengesë që Kosova ja vuri vetes. Dialogu mbetet i vetmi instrument për të fituar çështjen e shtruar për zgjidhje. Çdo bishtnim nga dialogu krijon vetëm fitore iluzore në rrjetet sociale dhe mexhelisin mediatik dhe dobëson pozicionin e Kosovës qoftë së brendshmi, qoftë së jashtmi me botën”, tha Edi Rama.

Sipas tij, në shumë pak kohë u arrit të restaurohej një krisje shumë e madhe që pati pasoja jo të vogla për Kosovën dhe u arrit një hap në Uashington që do të flasë gjithmonë e më mirë. /a.y/noa.al

Postime të ngjashme

Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese, Ambasadorja e SHBA-së: Vazhdoni të punoni me urgjencë

S.B.

Cakaj sqaron lajmin për vizat: Nuk ka rikthim të tyre

admin

Policia në Pejë arreston personin e kërkuar për grabitje, dërgohet në vuajte të dënimit

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...