Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Rama-naftëtarëve të Ballshit: Nuk ka greva urie që më sensibilizojnë

Kryeministri Edi Rama u bëri të ditur naftëtarëve të Ballshit se do t’u duhet të heqin dorë nga greva e urisë. Në komunikimin për Ekonominë, Rama tha se për ta sensibilizuar nuk duhen greva.

Ai gjithashtu u shpreh se qeveria ka ndërhyrë disa herë, si dhe ka bërë përpjekje maksimale, por problemi i rafinerisë në Ballsh është privatizimi i saj në “mënyrë kriminale”.

“Për të na fajësuar është e tepërt. Kemi bërë dhe do bëjmë çmos. Është një ndërmarrje që qysh në krye të herës, nëse kishte një arsye për ta privatizuar, ishte për ta rimëkëmbur, privatizimi ishte kriminal, dhe asnjëherë nuk u bënë investime serioze.

Thjesht ajo rafineri është keqshfrytëzua. Por padiskutim është që të bëjmë diçka, jo të themi. Më vjen shumë keq! Por nuk mendoj që ka greva urie, për të më sensibilizuar mua. Grevat bëhen kur s’të dëgjon njeri”, tha Rama.

Risjellim në vëmendje se naftëtarët e Ballshit kanë hyrë në ditën e 9-të të grevës së urisë.

Postime të ngjashme

Basha: Më 25 prill, ndryshimi do të vijë në të gjitha fushat, PD do liberalizojë tregun dhe do të ngrejë bursën e energjisë

S.B.

Meta: 25 prilli do të jetë dita e triumfit të demokracisë

S.B.

“Pas disa ditësh takim me funksionarët në Bruksel”/ Integrimi në BE, Rama: I kemi bërë detyrat tona, por duhen zgjedhjet ne Holandë

S.B.

Dvorani kampion i antikorrupsionit/ Rama: Është domethënëse nga SHBA, dihet me kë u përplas gjyqtari…

S.B.

“Brenda gjysmës së marsit të gjithë Bluzat e Bardha të vaksinuar”/ Rama shfaqet krah Nasip Naços në Berat: Së shpejti lajme të mira për vaksinën…

S.B.

Shqipëri/ Diell dhe temperatura deri në 24 gradë Celsius, njihuni me parashikimin e motit

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...