Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Rama ndërpret sot aktivitetet elektorale në nderim të ish-kryeministrit Fino

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndërprerë aktivitetet elektorale, në nderim dhe kujtim të Iih-kryeministri i Shqipërisë dhe deputetit socialist, Bashkim Fino i cili  u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare.

Rama përmes një postimi në Facebook, ka reaguar duke thënë se nuk ka fjalë për të shkruar për Finon, teksa shtoi se i duket e pabesueshme që ai nuk jeton më.

“E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më! Nuk kam fjalë”, ka shkruar Rama për vdekjen e deputetit Fino.

Për shkak të vdekjes së Fino, Rama ka thënë se aktivitetet elektorale do të ndalen.

“Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen, në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur🌹”, shkruan Rama.

Ai ishte prekur nga COVID-19 prej disa ditësh dhe gjendja e tij ishte përkeqësuar. Një ditë më parë ai humbi nënën e tij.

Bashkim Fino ka një karrierë të gjatë politike dhe të hershme në Partinë Socialiste.

Prej vitit 1997 e në vazhdim është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik.

Fino ka mbajtur disa poste ministrore. Nga vitit 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe zëvendëskryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit. Ndërsa, në periudhën 2004, ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.

Bashkim Fino në Prill të vitit 2016 u zgjodh Sekretar për Organizimin Administrativ në Partinë Socialiste me 260 vota.

Fino ka mbajtur gjithashtu  dhe disa poste ministrore. Ai prej vitesh është deputet i Parlamentit një figurë dhe zë i spikatur.

Postime të ngjashme

Rama zgjohet mes alpeve shqiptare: Mirmëngjes! (VIDEO)

Lea Muslija

Sot hapen kufijtë Shqipëri-Greqi

Lea Muslija

“Asnjë rast me COVID në Tiranë”, Manasterliu publikon shifrat: Ja sa vaksinime janë kryer deri më tani në vend

Dafina Vidishiqi

Vetëm tri raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Dafina Vidishiqi

Ndihmës Sekretari i Shtetit Reeker do të vizitojë Italinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Dafina Vidishiqi

Paralajmërim për të shkarkuarit nga vetingu: “Do të hetoheni dhe do t’ju sekuestrohet pasuria”

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...