Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Rama në kantierin e Daullasit/ 1200 punëtorë do të punojnë me 3 turne për ta mbaruar në 3 muaj

Në Daullas të Fierit kanë mbërritur inxhinierët turq nga kompania YDA për ndërtimin e spitalit rajonal.

Kryeministri Edi Rama paraditen e të premtes pa nisjen e punimeve të kantierit ndërsa ministrja e infrastrukturës dhe energjisë Belinda Balluku,  shpjegoi punën parapërgatitore.

“Duke nisur që dje, kemi nisur nga puna për kantierin, deri ditën e hënë pritet që të ketë një fuqi punëtore mbi 200 punonjës dhe 20 inxhinierë të cilët do të fillojnë pjesën e ndërtimit të spitalit. Kemi marrë masat sa i përket punonjësve, një pjesë e mirë e tyre vijnë nga Turqia, patjetër do të ketë punonjës vendas. Kemi marrë masat për akomodimin e grupit që vijnë nga Turqia, janë më shumë se 200 veta. Jemi në afate, na janë përgjigjur të gjitha institucionet, nga bashkia te UKT-ja” .

Përfaqësuesi kompanisë turke YDA foli për afatet e ndërtimit.

“Kemi filluar punimet këtu bashkë me disa kompani shqiptare. Do ta bëjmë ndërtimin sa më shpejt në kohën më të shpejtë të mundshme. Jemi në dijeni të kohës së ndërtimit prej tre muajsh dhe sipas këtij afati ne do të veprojmë sa më shpejt e  në mënyrë efikase”.

Për ndërtimin e këtij spitali do të duhet 600 punonjës.

 “Unë kam një kërkesë që atyre familjeve që janë shpronësuar në mirëkuptim, duhet t’i takosh, që nga ata që takova atë ditë, t’i ofroni mundësi të punojnë këtu në bazë të aftësive dhe mundësisë së tyre. Që nga roje kantieri, teknik apo çfarëdo aftësie të kenë. Duhet t’i kontaktosh sot dhe t’i jepni mundësi që të përfshihen. Ata duhet të jenë të parët në listë. Takoi, merru çfarë janë të disponueshëm të bëjnë, jepjani kompanisë dhe ti përfshijnë. Perfekt! Bereqet!”, tha kreu i qeverisë.

Postime të ngjashme

Arrestohet në Kukës shkupjani që dhunoi bashkëshorten dhe fëmijët, ishte në kërkim ndërkombëtar

T E

E rëndë në Tiranë, 63-vjeçari godet me thikë djalin

T E

“Zgjedhjet”, Ministria e Brendshme: Zyrat për aplikimin e pasaportave dhe ID të hapura edhe sot

S.B.

Berisha: Ndalni tërbimin e policisë kundër protestuesve paqësorë shqiptarë në Shkup

T E

Greqia kufizon më shumë lëvizjet në Kakavijë në periudhën 1-15 Mars

T E

Manastirliu: Të hënën dërgesa e radhës nga Pfizer, brenda 10 ditëshit të parë të marsit vijnë vaksinat e para nga Covax

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...