Rama në OKB: Kosova nuk mund të mbahet peng, pesë shtete anëtare të BE nuk e njohin

nga Xh M

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Kosova është pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar dhe vend aspirant për anëtar të komunitetit euroatlantik.

Këto komente Rama i bëri gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku tha se ata që përpiqen të heqin paralele mes Kosovës dhe zonave të pushtuara të Ukrainës, gabohen.

Ai gjithashtu u shpreh se Kosova nuk mund të mbahet peng nga askush dhe i bëri thirrje 5 shteteve të BE-së që ta njohin pavarësinë e saj.

“Çdo paralele e hequr artificialisht mes Kosovës dhe zonave të pushtuara të Ukrainës kanë për qëllim të shpërqëndrojnë këdo që është e mundur dhe opinionin publik ndërkombëtar, por kurrë nuk mund të zbehin të vërtetën, Kosova është tashmë pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar, një anëtare e aspirantë e komunitetit euroatlantik, e nuk duhet të mbahet peng nga askush, me pretendime dhe justifikime të rreme, duke nisur nga grupi i 5 shteteve anëtare të BE-së që ende nuk e njohin Kosovën me të drejtë në çdo organizatë e forum ndërkombëtar”, tha Rama.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More