Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Shqipëri TOP LAJM

Rama në Shkup: Nuk jemi ne ata që dështuam, ky është mossukses i BE-së

Shkup, 23 qershor – Ne sërish do të duhet të presim, por do të vazhdojmë  ta bëjmë të njëjtën, dhe të mbështetemi te vetvetja, ndërsa jo vetëm në atë që e tregon Brukseli, deklaroi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në panelin e Forumit të parë ekonomik në Shkup në të cilin merr pjesë edhe kryeministri Zoran Zaev duke e komentuar mossuksesin e djeshëm të BE-së të dorëzojë fillim të negociatave për Shkupin dhe Tiranën.

“Ne sërish do të duhet të presim. Por, për mua kjo nuk është pritje, thjeshtë duhet të vazhdojmë ta bëjmë të njëjtën, të shkojmë përpara  dhe jo vetëm të mbështetemi në atë që e thotë Brukseli, megjithatë të mbështetemi në veten tonë, në energjinë tonë personale ta bëjmë maksimumin me qëllim që t’i bashkojmë misionet në një mision, popujt në një popull, vendet në një zonë ku nuk do të ketë kufizime  të bashkëpunimit”, tha Rama në fjalim duke e quajtur vëlla kryeministrin Zoran Zaev.

Ai e theksoi vlerën e bashkëpunimit rajonal për përparimin e rajonit.

“Ne jemi shumë të vegjël që të jetojmë të izoluar njëri me tjetrin, shumë të vegjël për ta kërkuar të ardhmen e fëmijëve tanë veëm,  por ne atë mund ta bëjmë  së bashku. Hapësirat tona të cilat janë kufizuar me kufij nuk janë mjaft tërheqëse që të bëhet  ndryshim transformues si ekonomitë, por ekonomia jonë e përbashkët është tërheqëse dhe ne duhet ta bëjmë mjaft tërheqëse për të gjithë, të investojnë  të shohin mundësi për zhvillimin ekonomik për kompanitë e tyre dhe për njerëzit në këtë rajon”, porositi Rama.

Sipas tij, pas zgjidhjes së kontestit me Greqinë dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës, të gjithë kanë të drejtë të ndjehen të frustruar nga bllokada, e cila, këtë herë vjen nga Bullgaria.

Sipas Ramës, mossuksesi të sillet vendim për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është mossukses i BE-së.

“Nuk jemi ne ata që nuk arritën, ato nuk arritën. Ata i kanë  arsyet e tyre dhe i kuptoj  është shtëpia e tyre, ndërsa ne duam të inkuadrohemi në atë shtëpi. Ne jemi evropianë pa BE-në, ne jemi BE por megjithatë jemi Evropa. Problemi i verëm është që ata kanë mundur të thonë “ne ju duam, duam të jeni brenda por kemi disa punë  të cilat së pari duhet t’i zgjidhim. Hapësirat tuaj, dhomat tuaja ende nuk janë gati”. Atë që ata vazhdimisht e thonë  është ju ende nuk jeni të gatshëm, por kjo nuk është e vërtetë. Thjeshtë kanë mundur të thonë “e përfunduat punën, por ne nuk jemi të gatshëm”, tha Rama.

Postime të ngjashme

Moti për nesër në Maqedoni

D V

Konferencë rajonale për përballjen me dezinformatat, gjuhës së urrejtjes dhe sulmet hibride

Z H

Deri më 5 maj afat për të konkuruar si regjistruar i popullsisë

Z H

DV: Gruevski ka hapur kompani në Hungari

Z H

Është hapur Qendra për mbështetje të familjeve kujdestare

Z H

OSBE-ja dhe BE-ja do të monitorojnë rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...