Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Rama në vizitë zyrtare në Shtabin Suprem të Forcave Aleate të Evropës

Prishtinë, 24 nëntor, Zhurnal-ks –  Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, qëndroi në vizitë zyrtare në Shtabin Suprem të Forcave Aleate të Evropës (SHAPE) në Mons të Belgjikës, ku u takua me komandantin suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë (SACEUR), gjeneralin Tod Wolters.

Fillimisht gjenerali Rama falënderoi gjeneralin Wolters për angazhimin e trupave të NATO-s në kuadër të misionit të KFOR-it në funksion të sigurisë së përgjithshme në Kosovë, si dhe mbështetjes së vazhdueshme në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit tonë.

Rama shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për kontributin dhe angazhimin e Ekipit Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës të NATO-s për zhvillimin dhe avancimin e FSK-së në të gjitha aspektet.

Ai e njoftoi gjeneralin Wolters për të arriturat e gjithmbarshme të FSK-së, procesin e tranzicionit, si dhe shkallën e ngritjes së aftësive dhe kapaciteteve mbrojtëse të FSK-së.

Ndër të tjera, gjeneral Rama ritheksoi se të gjitha aftësitë dhe kapacitetet operuese të FSK-së zhvillohen sipas standardeve te NATO-s, në mënyrë që të jenë të ndërveprueshme me forcat e vendeve anëtare të NATO-s.

Postime të ngjashme

Musliu: Albin Kurti mashtroi Kosovën për dialogun

Dafina Vidishiqi

Kamberi: Pajtimi me Serbinë nuk mund të ndodhë pa ballafaqimin e saj me të kaluarën

Dafina Vidishiqi

“Ndoshta vetë e ke gjuajtur bombën për të akuzuar VV-në” / Përplasen ashpër Shala dhe Kadaj-Bujupi

Dafina Vidishiqi

Demhasaj: PDK gradualisht po largohet nga lidhja që kishte me UÇK-në

Dafina Vidishiqi

Takimi Kurti – Macron: Njohësit e çështjeve politike e konsiderojnë presion për dialogun

Dafina Vidishiqi

Norvegjia i dhuron mbi 180 mijë doza të vaksinës antiCOVID për Kosovën

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...