Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Rama në xhaminë e Et’hem Beut në ditën e parë të Ramazanit: Pas vuajtjes së madhe të pandemisë, vjen lehtësimi!

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar xhaminë e restauruar të Et’hem Beut’, në qendër të kryeqytetit.

I shoqëruar nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, dhe kreu i KMSH, Bujar Spahiu, Rama tha se me zgjatjen e fashës orare të lëvizjes, besimtarët do të kenë mundësi të kryejnë të gjitha ritualet.

“Me zgjatjen e orarit do të keni mundësi të kryeni të gjitha ritualet. Kam shumë besim që ky muaj do të jetë energjizues, dhe që me daljen nga tuneli i pandemisë, me hapjen e sezonit turistik, të gjitha punëve për njerëzit, të dalë nga ajo që thoni ju se pas vuajtjes së madhe vjen lehtësimi. Do të kemi një perspektivë krejt tjetër. Ju uroj të gjithëve një muaj agjërimi të pranuar dhe Zoti qoftë me ju e me shqiptarët”, tha Rama.

Ndërkohë, në postimin e tij në “Facebook”, shoqëruar me videon gjatë inspektimit, Rama thekson se “Ky xhevahir i Trashëgimisë sonë Kulturore është kthyer në krejt shkëlqimin e vet, pas një pune të gjatë milimetrike, që ka nxjerrë gjithçka fshihej nën shtresat e kohërave dhe sot është vendi ideal, për të uruar Muajin e Madh të Ramazanit me besimin e madh se ky do të jetë edhe një muaj i afrimit vendimtar me dritën në fundin e tunelit rraskapitës të pandemisë”.

Postime të ngjashme

Arsyet pse Partia Demokratike kërkon rivotim në 9 qarqe në Shqipëri

N E

Shqipëria regjistron 57 raste të reja me Kovid-19 në 24 orët e fundit

N E

Koalicioni (ABEOK) ka bërë kërkesë ankimore në KQZ, kërkojnë që të pajisen me vendimin për votimin e shqiptarëve jashtë vendit

N E

Edi Rama: Janë kryer 600 mijë vaksinime anti Kovid në të gjithë vendin

N E

Juventus i dërgon një fanellë Edi Ramës me numrin tre, në shenjë urimi për mandatin e tretë të fituar

N E

Dita e Europës, Ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Sorec: Askush nuk është i sigurt, pa qenë të gjithë të sigurt

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...