Rama nesër në Athinë, u bën thirrje shqiptarëve të Greqisë: Bashkohuni në panairin e punës! Mundësia e hyrjes në BE duket me sy

nga Xh M

Kryeministri Edi Rama, përmes një reagimi në rrjetet sociale, i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të Greqisë t’i bashkohen në panairin e punës në Athinë ditën e nesërme, 2 mars.

Kreu i qeverisë shprehet më tej se mundësia e hyrjes në BE është aq e afërt sa shihet me sy dhe se shpejtësia që ne po ecim në hapjen e grup kapitujve, është më e shpejta.

“Kjo është koha kur për herë të parë mundësia e hyrjes në BE është kaq reale sa duket me sy. Për herë të parë yjet e fatit tonë dhe të Europës janë rreshtuar në vijë të drejtë, kanë rënë dakord me planin e reformave deri në 2027”, shprehet ai.

Ndër të tjera Rama thotë se “kjo është hakmarrja më e ëmbël shqiptare dhe bekimi më i mirë”.

Edi Rama: Nesër në panairin e punës në Athinë, dje shqiptarët shkuan për të kërkuar punë nesër Shqipëria sipërmarrëse do të shkojë për të treguar punët që mund të gjejnë. Kjo është hera e parë që Shqipëria e punës troket në derën e shqiptarëve të Greqisë për t’ju thënë eja kam punë për ju, me të gjithë aromën e vendit amë.

Ejani dhe të takohemi me sipërmarrës të fushave të ndryshme për tu njohur me mundësinë dhe kushtet e kontratat e punës në Shqipëri, më pas gjykoni vetë.

Kjo është koha kur për herë të parë mundësia e hyrjes në BE është kaq reale sa duket me sy. Për herë të parë yjet e fatit tonë dhe të Europës janë rreshtuar në vijë të drejtë, kanë rënë dakord me planin e reformave deri në 2027.

Shpejtësia që ne po ecim me hapjen e kapitujve të negociatave është më e shpejta. BE janë shumë të interesuar të na fusin në shtëpinë e tyre. Duke i dhënë fund poshtërimeve dhe nëpërkëmbjeve. Kjo është ngritja e dytë e flamurit pas asaj të pavarësisë në 1912.

Kjo është hakmarrja më e ëmbël shqiptare dhe bekimi më i mirë. Të gjithë shqiptarët në Greqi dhe Europë ju them le t’i harrojnë historitë dhe bla-bla dhe të kapemi të bëhemi ylli i ri në flamurin e Europës së Bashkuar..

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More