Agjencia Zhurnal.mk

Rama: Nga nesër në 6 të mëngjesi do të blindohen qarqet Tiranë dhe Durrës

Në një video-mesazh, drejtuar të gjithë qytetarëve, kryeministri I vendit, Edi Rama, rikujton edhe një herë të gjitha masat e marra ndaj kësaj situate në të cilën vendi ndodhet.

Fjala e plotë  e kryeministrit:

“Me këtë armik çdo informacion është e rrezikshme prandaj duhet të marrim masa mbrojtëse.
Le të ngulisim në mendje të të zbatojmë këshillat të praktikave.

Ky grip i pazakonshëm nuk ndalet të shkojë kudo por ndryshe nga çdo grip i zakonshëm, ky grip luftohet me masa shtrënguese.

Se pari, ky grip është i pazakonshëm, por 80% e atyre që do të preken as do ta marrin kurrë vesh sepse s’do kenë asnjë shenjë. Do ta ngordhin koronën. Vetëm 20% të tjerë do të kenë shenja të ndryshme. 80% të tyre do ta kalojnë të gjithë si një grip. Sugjerohet vetëm izolimi brenda dhe mbajtja larg e të moshuarve, por nuk këshillohet shtrimi në spital. 

Kemi marrë një sërë masash të reja, duke sjellë ndjesë për kufizimet e mëdhaja që kemi marrë. Ju lutem mirëkuptoni dhe ta përballojmë kështu sepse kjo luftë nuk bëhet ndryshe.

Asnjë taksi e asnjë përmase nuk do të lejohet në orarin e caktuar prej nesër nga ora 6 e mëngjesit e deri në mesnatën e të dielës. Do të jetë e hapur vetëm për ambulancat, automjetet që kryejnë funksione shërbimi shtetëror dhe ato që transportojnë mallra.

Kam besim se nuk kemi në duar ta vrasim këtë armik por kemi në dorë ta lodhim deri sa ta mundim duke ndihmuar njëri tjetrit. Me ndihmën e zotit, të diellit dhe të rritjeve të temperaturave do t’ja dalim”.

Duke ripërsëritur të njëjtat njoftime që janë dhënë gjatë ditës, për mbylljen e qarkullimeve të automjeteve private dhe ato urbane, rikujton se këto masa kufizimi të qarkullimit janë dosmodosmërisht të nevojshme për të mbrojtur çdo qytetar.
Të gjitha këto masa të marra gjatë ditës, të cilat do të zgjasin deri të dielën në darkë, do të zbatohen deri në një urdhër të dytë.

“Këto masa për ti dalë përballë në këtë hap kësaj sfide dhe për të ngadalësuar shtrirjen e armikut në territorin tonë, do të pasohet nga të tjera”, shton më tej Rama.

Ju rikujtojmë dhe një herë masat e marra ditën e sotme, të cilat i ka transmetuar për qytetarët vetë kryeministri:

🔴 NGA SOT NË MESDITË NUK KA TRANSPORT URBAN NË TIRANË dhe DURRËS

🔴PO BËJMË GATI TRANSPORTIN E DEDIKUAR PËR MJEKËT dhe INFERMIERËT

🔴 NGA E PREMTJA NË 06.00 DERI TË DIELËN NË MESNATË DO TË MBYLLET QARKULLIMI I AUTOMJETEVE PRIVATE DHE ATYRE TË TRANSPORTIT NDËRURBAN, DREJT TIRANËS DHE DURRËSIT APO ANASJELLTAS NGA TIRANA DHE DURRËSI DREJT ZONAVE TË TJERA TË VENDIT

🔴 NGA E PREMTJA NË 06.00 DERI TË DIELËN NË MESNATË DO TË MBYLLET QARKULLIMI I AUTOMJETEVE PRIVATE NË TIRANË E DURRËS, SI DHE TRANSPORTI NDËRURBAN MES TIRANËS E DURRËSIT

🔴 NGA E PREMTJA NË 06.00 DERI TË DIELËN NË MESNATË DO TË MBYLLET QARKULLIMI I AUTOMJETEVE PRIVATE DHE URBANËVE NË SHKODËR, LEZHË, ELBASAN, LUSHNJE, FIER DHE VLORË

🔴 QARKULLIMI NË KËTO TERRITORE DO TË JETË I HAPUR VETËM PËR AUTOAMBULANCAT, AUTOMJETET QË KRYEJNË FUNKSIONE SHËRBIMI SHTETËROR DHE ATO QË TRANSPORTOJNË MALLRA

🔴 KËTO MASA EKSTREME KUFIZIMI TË LIRISË SË QARKULLIMIT JANË DOMOSDOSHMËRI PËR TË MBROJTUR ÇDO QYTETAR, ÇDO FAMILJE DHE VETË SHQIPËRINË NGA PËRSHKALLËZIMI AGRESIV I SULMIT TË KORONAVIRUSIT MBI NE DHE TË AFËRMIT E TË NJOHURIT TANË

🔴 KY ËSHTË NJË “GRIP” QË DO TË PREKË SHUMË PREJ NESH! 80% E ATYRE QË DO TË PREKEN DO TA KALOJNË PA ASNJË SHENJË. KJO DO TË THOTË SE GJITHKUSH NGA NE MUND TA KETË, PRANDAJ EDHE PSE NUK NDJEJMË ASGJË, NA TAKON TË GJITHËVE TË MBROJMË TË MOSHUARIT E TË SËMURËT RROTULL NESH, SEPSE PO E TRANSMETUAM TEK ATA U KEMI “ BËRË PESHQESH” NJË HALL TË MADH

🔴 NDËR ATA QË KANË SHENJA, JANË SHUMË MË PAK ATA QË BËHEN PËR SPITAL, SEPSE SHUMICA E KALON ME SIKLETET E NJË GRIPI TË ZAKONSHËM DHE PREJ ATYRE QË PËRFUNDOJNË NË SPITAL SHUMICA SHËROHEN, POR PRAPËSEPRAPË ASKUSH NGA NE NUK MUND DHE NUK DUHET TË VERË BAST ME PROBALITETIN TEJET TË ULËT QË AI/AJO APO I AFËRMI I TIJ/SAJ TË HYJË TEK ATA QË MUND TË HUMBASIN EDHE JETËN! NË ASNJË MËNYRË JO. KURRËN E KURRËS!

🔴 KAM BESIM DHE KINI BESIM: NUK KEMI NË DORË TA VRASIM ARMIKUN E PADUKSHËM QË NA RROTULLOHET TË GJITHËVE, DUKE KËRKUAR PENGJE NË SHTËPITË TONA, PO KEMI NË DORË TA LODHIM DERISA TA MUNDIM DUKE NDIHMUAR NJËRI-TJETRIN DHE ME NDIHMËN E ZOTIT, TË DIELLIT E TË RRITJES SË TEMPERATURAVE!

🔴 PËRVEÇ VETËDIJËSIMIT SA MË TË SHPEJTË, KUFIZIMIT SA MË DRASTIK TË LËVIZJEVE TË PËRDITSHME, RESPEKTIMIT TË KËSHILLAVE TË AUTORITETEVE SHËNDETËSORE DHE SOLIDARITETIT KOMBËTAR, DUKE U BËRË NJËSH SHTET/QYTETARË, ASGJË TJETËR S’NA DUHET DHE ASGJË TJETËR S’NA NDIHMON DOT.

BESIM MOTRA E VËLLEZËR BESIM, NE DO TA MUNDIM KORONËN DHE DO TË DALIM MË TË FORTË NGA KJO LUFTË, SIÇ DOLËM NGA GODITJA E TMERRSHME E TËRMETIT!

🔴 PËR TË KRYER SHËRBIMET E TYRE INFORMATIVE GJATË “SHTET-RRETHIMIT” TË FUNDJAVËS BRENDA PERIMETRIT TR-DR MEDIAT TELEVIZIVE DUHET TË AKREDITOJNË AUTOMJETET E TRUPAVE TË TYRE, PRANË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË POLICISË SË SHTETIT NË TIRANË

🔴 SIPËRMARRJET QË KRYEJNË SHËRBIME TRANSPORTI MALLRASH APO SHËRBIME FURNIZIMI ME MALLRA USHQIMORE APO FARMACEUTIKE NË PERIMETRIN TR-DR, DUHET TË AKREDITOJNË AUTOMJETET E TRANSPORTIT TË PUNONJËSVE TË TYRE, SI EDHE VETË PUNONJËSIT, EMËR PËR EMËR, NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË POLICISË SË SHTETIT

🔴 NESËR ADMINISTRATA SHTETËRORE DO TË JETË PUSHIM

🔴 PËR KRYERJEN E DETYRËS NË SHËRBIMET SHTETËRORE OSE PUBLIKE BRENDA PERIMETRIT TR-DR, GJATË PERIUDHËS SË “SHTET-RRETHIMIT” TË FUNDJAVËS, PUNONJËSIT E AERPORTIT APO TË INSTITUCIONEVE TË TJERA SHTETËRORE QË KRYEJNË FUNKSIONE TË DOMOSDOSHME DHE E KANË TË PAMUNDUR LËVIZJEN NË KËMBË, DUHET TË AKREDITOHEN PRANË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË POLICISË SË SHTETIT, EMËR PËR EMËR

🔴 MARRJA NË AUTOMJETIN E PUNËS E PERSONAVE TË FAMILJES APO PERSONAVE TË TJERË QË S’KANË LIDHJE ME DETYRËN SHTETËRORE ËSHTË RREPTËSISHT E NDALUAR DHE DO TË NDËSHKOHET ME SANKSIONE TË RËNDA

🔴 PËR VAJTJE – ARDHJET NGA AEROPORTI DREJTUESI I AUTOMJETIT DUHET T’I TREGOJË POST-BLLOKUT, BILETAT E FLUTURIMIT TË PERSONAVE QË DO TË LARGOHEN APO FOTON E BILETAVE TË PERSONAVE QË DO TË MBËRRIJNË

🔴 DREJTORIA E PËRGJITHSHME E TRANSPORTIT RRUGOR SHQIPTAR DO TË MBYLLË SHËRBIMET E SAJ NË TË GJITHË SHQIPËRINË DERI NË NJË URDHËR TË DYTË

🔴 NUK JEMI NË EMERGJENCË AS PËR PATENTA TË REJA AS PËR NDRYSHIME TË PRONËSISË SË MJETIT, PO PËR TË MBROJTUR VETEN, NJËRI-TJETRIN DHE SHQIPËRINË NGA ARMIKU I PADUKSHËM QË NA VJEN TË GJITHËVE RROTULL, DUKE KËRKUAR PENGJE NË FAMILJET TONA

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...