Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Rama nxori videon, eksperti në PD i publikon shifrat: Mos e fshih të vërtetën e dhimbshme të fermerëve shqiptarë

Zhurnal Ads

Eksperti i Ekonomisë pranë Partisë Demokratike, Dorjan Teliti, reagon pas video-mesazhit të kryeministrit Edi Rama se bletaria ka marrë mbështetje gjatë qeverisjes së tij, krahasuar me kohën kur në pushtet ishte PD.

Teliti shkruan në ‘Facebook’ se “Edi Rama po përpiqet që lugën bosh të propagandës ta mbushë me gënjeshtra shoqëruar me mjalt propagandistik”.

Sipas ekspertit, bletërritësit dhe të gjithë fermerët kanë nevojë për ndihmë konkrete dhe jo tabela me ngjyra që fshehin të vërtetën e dhimbshme.

“I rrethuar nga statistika negative në të gjithë sektorët e ekonomisë, ER po përpiqet që lugën bosh të propagandës ta mbushë me gënjeshtra shoqëruar me mjalt propagandistik. Edhe pse ka 4 vite rresht që bletërritësit ulin numrin e koshereve, në kulmin e pandemisë ER nuk u ka ofruar atyre dhe fermerëve as 10% të masës së subvencioneve që kanë ofruar vendet e rajonit. Për fat të keq, videot 3D të ëmbëlsuara me propagandë, nuk ua lehtësojnë gjendjen bletërritësve.
Fakt mbetet që të gjjthë bletërritësit dhe fermerët shqiptarë u përjashtuan nga skemat gjysmake të ndihmës që dha qeveria shqiptare gjatë pandemisë.

Bletërritësit shqiptarë nuk i ndihmon mburrja e ER me punën e tyre. Bletërritësit dhe të gjithë fermerët kanë nevojë për ndihmë konkrete dhe jo tabela me ngjyra që fshehin të vërtetën e dhimbshme te fermerëve shqiptarë. Lekët për të ndihmuar fermerët janë, por qeveria dhe në ditët më të vështira të pandemisë nuk ndihmon qytetarët por paguan për inceneratorë që nuk punojnë”, shkruan Teliti.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Basha tregon me video rastet: Shqiptarët po përjetojnë krizë të thellë ekonomike

admin

Largimi i Lleshajt nuk mjafton, revolta nuk ndalet!

S.B.

Vetëvritet me armë gjahu një person në Elbasan

T E

Detajet rrëqethëse/ Si u infektua 28-vjeçarja shtatzënë pas ndërhyrjes në dhëmballë, kura për astmë i rëndoi gjendjen, vdekja e foshnjës e dorëzoi

S.B.

Shqipëria me pagat më të ulëta në Europë për stafet mjekësore

admin

Kanabis e kokainë në makinë dhe në lokal/ Arrestohen dy të rinjtë në Fier

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...